Zëdhënësi i Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) ,Talal Sello, tha se luftimet mbaruan pas një beteje katër-mujore.
Operacionet ushtarake vazhdojn kontrollet për gjetjen e çdo baze të Shtetit Islamik, dhe për të pastruar zonat e minuara. Rreziku i Shtetit Islamik, mbetet ende një fenomen shqetësue, në territoret e sirisë, pavarsishtë shkatërrimit që ka pësuar kjo organizatë terroriste.
Një zëdhënës i ushtrisë amerikane ka thënë se ka ngelur dhe 10% e territorit pa u çliruar.
Shteti Islamik e kishte vetëshpallur qytetin e Raqqa-së, si qendrën e kalifatit islamik, që prej vitit 2014.
Lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdad, e përdori qytetin si qendra e propagandës islamike, kjo nxiti me mijëra njerëz ti bashkoheshin organizatës terroriste.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com







