Shtohet linjë direkte fluturimi Tiranë-Nisë, Veliaj: Mundësi për të udhëtuar më lirë, edhe për turistët që duan të vizitojnë Tiranën dhe Shqipërinë

Shtohet linjë direkte fluturimi Tiranë-Nisë, Veliaj: Mundësi për të udhëtuar më lirë, edhe për turistët që duan të vizitojnë Tiranën dhe Shqipërinë

Erion Veliaj

Në prag të hapjes së sezonit turistik, është ulur avioni i parë që do të kryejë fluturime direkte Tiranë-Nisëk. Është një mundësi jo vetëm për qytetarët e huaj që do të vizitojnë vendin tonë, por edhe për bizneset vendase e të huaja.

Në ceremoninë e uljes së avionit të parë të linjës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kalimi i aeroportit tek investitorët shqiptarë ka sjellë ulje të çmimit të biletave për qytetarët shqiptarë.

“Kemi parë se si në këto muaj të tranzicionit në duart e investitorëve shqiptarë, aeroporti i ka ulur tarifat dhe barrierat që e bënin shumë të vështirë ardhjen e kompanive ‘low cost’. Në anën tjetër të aeroportit po punohet për të zgjeruar terminalin edhe me 6 porta të tjera, të cilat do të kthehen në porta ajrore për t’i dhënë më shumë mundësi për lidhje Tiranës, e sidomos djemve e vajzave të rinj të kryeqytetit tonë”, nënvizoi ai.

Kryebashkiaku shprehu bindjen se shtimi i linjave direkte të fluturimit do të ndihmojë dhe në ndryshimin e perceptimit të imazhit për vendin tonë.

“Këtë vit, kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, duam ta hapim qytetin ndaj të gjithë atyre që duan ta vizitojnë, që pasi ta kenë vizituar Tiranën, të kthehen në vendin e tyre me mendim ndryshe për vendin tonë. Shpresoj shumë që kjo përpjekje për të shtuar këto fluturime, sidomos tre fluturimet e reja Paris, Nisë dhe Lion, të jetë një mundësi për të ndryshuar mentalitet, jo vetëm për ne, por edhe për ata që vijnë nga bota frankofone, për të parë se Tirana ka ndryshuar. Tirana është sot evropiane dhe ne e kemi merituar jo vetëm të qenit Kryeqytet Europian i Rinisë, por edhe të qenit një anëtar i ardhshëm i BE-së”, theksoi  Veliaj.

Ndërkaq, pas hapjes së qendrës TUMO, në Tiranë do të zbatohet edhe një tjetër nismë në fushën e inovacionit.

“Jemi duke punuar jo vetëm që të forcojmë lidhjet ajrore me Francën, por kryeministri Rama ka nisur një nismë të veçantë me “Ecole 42”, e cila është - le të themi - versioni francez i TUMO-s, ose i Factory Berlin, ose i shkollës Holberton nga Silicon Valley. Edhe ata kanë arritur që të ecin përpara në fushën e inovacionit, kodimit etj. Në gjeneratën e sotme duhet të dish ‘scratch’, ‘python’ dhe ‘java’, sepse këto janë gjuhët e reja dhe një CV pa eksperiencë në teknologji është e varfër sot”, tha Veliaj.

Transformimi me ritme të shpejta, si sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës, Bulevardi i ri, dhe përmirësimi i infrastrukturës edhe në fshatrat rreth Tiranës, ka bërë që mijëra turistë të vendosin në hartën e tyre të udhëtimeve edhe kryeqytetin shqiptar si një prej destinacioneve që nuk duhet humbur.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 30/04/2022 12:42

    Veliaj Vafsh e mos ardhsh...

    Përgjigju
  • Erjon C: 29/04/2022 15:33

    Ca e ka hapur Bashkia Tiranes kete qe del ky tipi? Eshte bere si ato me perpara, duke inaguruar cdo gje qe ska lidhje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen