Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë studentët shqiptarë që ndodhen në Amerikë. Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale, të gjithë ata studentë që ndodhen në Amerikë për studime por që u ka skaduar viza nuk kanë përse të marrin rrugën e të kthehen në vendin tonë vetëm për të rinovuar vizën.
Kjo pasi për sa kohë që ata frekuentojnë rregullisht universitetin mund të qëndrojnë në tokën Amerikane edhe nëse vizën e kanë të skaduar.
Komento
Komente










