I gjithë vendi do të përfshihet ditën e sotme nga një mot i kthjellët. Reshjet e shiut kanë ‘marrë arratinë’, duke i lënë për pak kohë vendin diellit. Nga të dhënat e fundit nga Instituti i Gjeoshkencave, rezulton se vendi do të ketë një mot të qëndrueshëm, duke mos përjashtuar reshjet e dobëta të dëborës, në zonat malore.
Një situatë e tillë me diell pritet të shoqërojë vendin edhe gjatë ditës së nesërme.
/Shqiptarja.com
Një situatë e tillë me diell pritet të shoqërojë vendin edhe gjatë ditës së nesërme.
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.10) reshjet do të ndërpriten në të gjithë vendin. Nesër (e hënë, dt.11) pasdite priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, dhe Lezhës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Priten reshje dëbore në zonat malore.
TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 °C / 14 °C
në vendet e ulëta: 3 °C / 12 °C
në vendet malore: -4 °C / 9 °C.
ERA
Sot pasdite (e diel, dt.10) do të fryjë e lehtë, ndërsa nesër (e hënë, dt.11) do të forcohet dhe do të fryjë mesatare në bregdet.
d.c./shqiptarja.com









