Lajmet më të LEXUARA 2022/ Vrasja në Klos, zbardhet dëshmia e vajzës së autorit: Më ngacmonin në Instagram, kisha 5 ditë pa shkuar në shkollë

Lajmet më të LEXUARA 2022/ Vrasja në Klos, zbardhet dëshmia e vajzës së autorit: Më ngacmonin në Instagram, kisha 5 ditë pa shkuar në shkollë

Fiqiri dhe Besnik Mjeshtri

Shqiptarja.com sjell lajmet më të lexuara të vitit që po lamë pas. Më poshtë është lajmi i publikuar më 12 tetor 2022, për një ngjarje në Klos ku ndodhi një masakër për shkak të shantazhit të një vajze në Instagram.

Lajmi i botuar më 12 tetor 2022: Vrasja në Klos, zbardhet dëshmia e vajzës së autorit: Më ngacmonin në Instagram, kisha 5 ditë pa shkuar në shkollë

KLOS - Report Tv ka zbardhur dëshminë e vajzës së autorit Fiqiri Mjeshtrit, e cila ka deklaruar para hetuesve se ajo shantazhohej në Instagram nga dy të rinjtë Renado Hasula dhe Kenado Shira, këto dy të fundit ishin kushërinj të parë mes tyre (djem tezesh). Sipas burimeve, vajza prej 5 ditësh nuk shkonte në shkollë.

E pyetur nga babai ajo ka treguar arsyen, ndërsa ky i fundit , bashkë me dy vëllezërit, kanë kërkuar sqarim me dy djemtë dhe prindërit e tyre. Ato janë ulur në një lokal në Klos dhe aty ka nisur konflikti mes tyre. Sipas burimeve, Fiqiri Mjeshtri ka qëlluar me 6 plumba. Për pasojë babai vrau 17-vecarin Kenado Shira dhe babain e tij. Plumbat kapën edhe Renado Hasulën e babain e tij që mbetën të plagosur. Pas krimit, autori vrau veten.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën