Pas lajmit nga një faqe italiane se në Shqipëri kanë hyrë nga dogana e Durrësit dhe janë groposur 1300 kontenierë me plehra edhe pse kishin destinacion final Maqedoninë, ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Drejtoria e Doganave sqaron se për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë trazituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore Qafë Thanë, 1120 tranzite ndërkombëtare me kontenierë me mallra kryesisht ushqimore.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson gjithashtu se nuk ka pasur ndonjë shqetësim të ngritur nga homologët lidhur me këtë cështje por referuar këtij artikulli ka komunikuar zyrtarisht me doganat homologe në Itali dhe në Maqedoni, dhe pret një konfirmim zyrtar prej tyre.
Pas interesimit në Prokuroria e Përgjithshme, institucioni deklaron dje se "Nuk ka ndonjë hetim lidhur me sa pretendohet në një shkrim të shpërndarë pasditen e sotme, lidhur me hyrje të mundshme në mënyrë të paligjshme të kontenierëve me mbeturina.
Gjithashtu, në takimin ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe Drejtorit te Antimafias Italiane, Franko Roberti nuk është diskutuar një cështje e tillë" duke mohuar lajmin.
Faqja që publikoi lajmin është e regjistruar në emrin e gruas së ish-senatorit italian të akuzuar për korrupsion Sergio De Gregorio, pjesë e së djathtës italiane.
Deklarata e plotë e Drejtorisë së Doganave
Lidhur me artikujt e publikuar gjatë dy ditëve të fundit në media, per tranzitin ndërkombëtar nga Shqipëria, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon opinionin publik se:
Për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë trazituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore Qafë Thanë,1120tranzite ndërkombëtare me kontenierë.
Nga verifikimet e kryera në deklarimet e përshkrimit të mallrave/artikujve të transportuara në këto tranzite ndërkombëtare kanë qënë mallra kryesisht ushqimore.
Të gjitha këto tranzite kanë kaluar në doganën shqiptare, me Doganë hyrëse Durrësin dhe Doganë dalëse Qafë Thanën dhe këto tranzite rezultojnë të mbyllura në sistemin tonë elektronik brenda afateve të përcaktuara.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka patur ndonjë shqetësim të ngritur nga homologët lidhur me këtë cështje por referuar këtij artikulli ka komunikuar zyrtarisht me doganat homologe në Itali dhe në Maqedoni, dhe pret një konfirmim zyrtar prejt tyre.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com