Pogba i thotë “PO” Barcelonës. Ky është titulli i madh i ditës së sotme i gazetës spanjolle “Sport”. Sipas kësaj gazete që qëndron pranë skuadrës katalanase, Barcelona ka shpresa të mëdha që talenti francez ti bashkohet skuadrës në vitin 2016. Ka pasur një takim muaj më parë të drejtuesve të Barcës me agjentin Mino Raiola dhe nga ana tjetër edhe Pogba shprehet i gatshëm të shkojë të luajë në “Camp Nou” pasi shok skuadre do ketë yllin Leo Messi.
Pas takimit kokë më kokë të drejtuesit blaugrana Ariedo Braida me agjentin Raiola ka optimizëm dhe shpresa se Pogba mund të zgjedhe katalanasit për të vazhduar karrierën. Juvja ka refuzuar një ofertë prej 80 mln euro të Barcës për Pogba ndërsa Manchester City është e gatshme ta mbulojë me ar francezin.
Sipas “Sport” mesfushori për të ardhem do të diskutojë vetëm pas finales së Champions por “Camp Nou” është destinacioni i preferuar sepse të luash në krah të Messit nuk është pak.
/Shqiptarja.com