Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Prrenjas-Librazhd. Ka qenë një automjet tip "Mitsubishi" që ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur 54-vjeçarin Andrea Vreto, banues në Prrenjas i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti i përfshirë në aksident drejtohej nga Haxhi Çollaku, kryetar i degës së PS në Prrenjas. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ka shoqëruar drejtuesin e automjetit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Foto nga vendi i ngjarjes
Njoftimi i policisë
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd , një mjet ka humbur kontrollin dhe ka aksidentuar një këmbesor, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit shtetasi H.Ç, u shoqërua në Komisaritain e Policisë Librazhd, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.