LEZHË - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Shënkoll - Tale të Lezhës. Viktimë ka mbetur D.V, 61-vjeç i cili është përplasur nga një automjet tip BMW me drejtues A.I. 37 vjeç. Viktima ka qenë duke ecur në anë të rrugës në momentin kur është goditur nga makina. Mësohet se 61-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, pasi siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv automjeti me krah të kundërt ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi në komisariat drejtuesin e automjetit. Ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Lezhë
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Shënkoll - Tale, shtetasi A.I. 37 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij tip BMW, ka aksidentuar shtetasin këmbësor D.V. 61 vjeç, banues në Tale, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme hetimore proçedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.