Kapen 4 kg kokainë në Kakavijë, droga do trafikohej drejt Greqisë, në pranga 46-vjeçari nga Fieri (VIDEO-FOTO)

GJIROKASTËR- Një sasi prej 4 kilogramë kokainë është kapur në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër. Kokaina është zbuluar në një makinë Mercedes Benz, me ngjyrë të zezë që drejtohej nga një 46-vjeçar, i identifikuar si Selim Lazaj, banues në Patos të Fierit. Kokaina është gjetur në baterinë e automjetit, aty ku u gjetën dy pako të fshehura me drogë. Nëse droga do trafikohej, vlera e saj në treg mund të shkonte deri në 400 mijë euro. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Kakavije

Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndë narkotike të forta.

Sekuestrohet 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafiqeve te paligjshme në fushën e krimeve ndërkufitare, nga ana e punonjësve të Policisë Kufitare Kakavije, u përzgjodh për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti i markës ‘Mercedes Benz’, me targa AA216TF, me drejtues shtetasin Selim Lazaj, vjeç 46, banues në Patos, Fier.

Gjatë kontrollit të detajuar në bashkëpunim me shërbimet doganore, duke përdorur edhe skanerin, u konstatua se në baterinë e automjetit, gjendeshin të fshehura dy pako të mbështjella me natriban të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Kokainë. 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër.

Nga peshimi i pakove rezultoi se brenda tyre kishte një sasi prej 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. 

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Neni 283/a i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?