Kapen 86 kilogramë drogë në Igumenicë, arrestohet shqiptari (Emri)

Kapen 86 kilogramë drogë në Igumenicë, arrestohet shqiptari (Emri)

Droga e sekuestruar

Policia greke ka sekuestruar në kufirin greko shqiptar një sasi prej 86 kilogramësh drogë. Droga u kap në një makinë që vinte nga kufiri shqiptar. Në pranga ka rënë Olibion Lena, 34 vjeç nga Lushnja.

Lena e kishte fshehur lëndën narkotike poshtë sediljeve, ku u zbuluan 84 pako me 86 kilogramë e 230 gramë marijuanë.

Droga u kap nga qeni anti-drogë gjatë një kontrolli të hollësishëm. Po ashtu, policia greke ka zbuluar se Lena është i kërkuar në shtetin grek pasi është dënuar me 7 muaj burg dhe 3 mijë euro gjobë në Patra për falsifikim dokumentacioni. Që prej fillimit të këtij viti e deri më sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janine, Athine, Selanik, Arte, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 7.5 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim