Lirimi i trafikantit të shumëkërkuar Naser Gashi, Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet ndaj drejtuesve të Policisë së Qarkut Kukës,lidhur me rastin e lirimit të çuditshëm të kosovarit të shpallur në kërkim për trafik droge Naser Gashi. Skandali u denoncua nga Shqiptarja.com dhe Report Tv tre ditë më parë (Lexo këtu). Hetimet kanë filluar pas një kallëzimi të depozituar në këtë prokurori nga zv/drejtori i hetimit në Kukës Shkëlqim Pepkolaj, i cili akuzonte zinxhirin komandues të drejtorisë së Policisë Kukës, se kishte kryer veprime të rënda për sa i përket trajtimit të rastit të arrestimit të të dënuarit me 7.4 vite burgim Naser Gashi. Policia arriti deri aty sa fshiu emrin e Naser Gashit nga cdo komunikatë (Lexo këtu). 

Prokurori i çështjes Ened Nakuçi, ka urdhëruar drejtuesit e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave pranë ministrisë së Brendshme për të kryer një sërë veprimesh me qëllim zbardhjen e rolit të secilit prej drejtuesve të policisë së Kukësit në një skandal të tillë, ku i shumëkërkuari Gashi është lënë i lirë. Për këtë rast të paprecedentë aktualisht ka nisur një hetim nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në ministri, ku në fokusin e verifikimeve janë vënë Drejtori i Qarkut Kukës Zef Laska, Shefi i komisariatit Kukës Agim Basha, Alfred Mazreku, shef seksioni i hetimit pranë komisariatit të Kukësit dhe Shkëlqim Kola, me detyrë shef i sallës së komandimit dhe Drejtimit në Kukës.

Njëkohësisht nga e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pritet të nisë një verifikim për prokuroren e Kukësit, e cila ka firmosur lirimin e Naser Gashit, duke nxjerë ndalimin e tij nga policia e Kukësit si të paligjshëm (Lexo këtu). Mësohet se drejtuesit e SHÇBA pritet që gjatë këtyre ditëve të majrin në pyetje denoncuesin e këtij skandali Shkëlqim Pepkolaj, dhe më pas në listën për tu marë në pyetje janë dhe shefi i komisariatit Agim Basha, drejtori i policisë së Kukësit Zef Laska, e efektivë të tjerë.

Njëkohësisht nga e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pritet të nisë një verifikim për prokuroren e Kukësit, e cila ka firmosur lirimin e Naser Gashit, duke nxjerë ndalimin e tij nga policia e Kukësit si të paligjshëm. Skandali i paprecedentë ka përfshirë prokurorinë dhe policinë e Kukësit duke sjellë erën e rëndë të korrupsionit deri në Tiranë. Mësohet se kosovari Naser Gashi, i cili prej qershorit 2013 vijon të jetë person në kërkim ndërkombëtar pasi rezulton se me vendimin nr. 41 të datës 13 qershor 2013 është dënuar me 11 vite burg për akuzën e “Trafikut të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gashi ka përfituar ulje dënimi duke u dënuar përfundimisht me 7.4 vite burgim. Gashi është orvatur të marrë pafajësi në Gjykatën e Lartë, por çështja e tij nuk është pranuar të gjykohet, duke lënë në fuqi dënimin e dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda. Gashi ka qëndruar në arrati duke u fshehur nën identitetin e shtetasit Kosovar Saimir Buli, ku me këtë emër ka hyrë disa herë në Shqipëri. Por në mbrëmjen e 17 tetorit 2018, Gashi së bashku me shokun e tij Ron Nimani, kanë tentuar të dalin nga Shqipëria në Kosovë, me një makinë Audi duke përdorur pikën e kalimit kufitar Morinë.

Pikërisht në këtë pikë kufitare, ata i janë nështruar kontrolleve, ku Gashi ka paraqitur dokumenta identifikuese me emrin Saimir Bula. Si pasojë e dyshimeve të ngritura mbi këto dokumenta, është vendosur nga policia kufitare që kosovari të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë Kukës, ku t’i nënshtrohet identifikimit nëpërmjet gjurmëve të gishtave. Për të kryer këtë proces verifikimi është thirur operatori i laboratorit kriminalistik në Kukës Zaim Muçmata. Nga verifikimi i dorës së djashtë i shtetasit të shoqëruar që pretendonte se ishte Saimir Bula, ka rezultuar se në skanerin e gjurmëve daktiloskopike ky person ishte i rregjistruar në sistem me nr. Kriminal 20120926017, me gjeneralitetet Naser Adem Gashi i ditëlindjes 20 nëntor 1960 lindur në Mitrovicë, Kosovë. 

Për të verifikuar plotësisht këtë rast janë skanuar dhe gishtat e dorës së majtë, ku rezultati ishte se personi që policia kishte shoqëruar, quhej Naser Gashi dhe jo Saimir Bula. Gjatë kontrollit të këtij emri në sistemin TIMS është konkluduar se Naser Gashi ishte në kërkim. Nga ana e policisë Kukës është kryer arrestimi i Naser Gashit, por nuk është njoftuar në asnjë moment policia e Tiranës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda që kishte nxjerë urdhërin e arrestimit qysh në 2013.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)