Kishin dalë për të peshkuar, mbytet një person në rezervuarin e Bradomirës në Pogradec, zhduket shoku

POGRADEC- Një person ka humbur jetën pasi është mbytur në rezervuarin e Bradomirës ku edhe kishte shkuar për të peshkuar me një mikun e tij. 

Peshkatari është identifikuar si Arben Pupa, 50 vjeç, banues në fshatin Bletas, trupi i të cilit është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit. 

Dyshohet se 50-vjeçari ishte i shoqëruar nga Ramazan Kojtari, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, për të cilin po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit. 

Sipas informacioneve paraprake, varka është zhytur nga mbingarkesa. 

Në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët nga Tirana, të cilët do të kontrollojnë edhe në anën maqedonase të rezervuarit për të bërë të mundur gjetjen e trupit të tij por për shkak të errësirës së natës kërkimet janë shtyrë për ditën e nesërme. 

Raportimi i gazetares së Report Tv në Korçë, Iris Rezhda

NJOFTIMI I POLICISË:

Pogradec
Informacion paraprak.

Më datë 30.12.2018, jemi njoftuar se në rezervuarin e fshatit Bradomirë, duke peshkuar, dyshohet të jetë mbytur dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi A.P, 50 vjeç, banues ne fshatin Bletas.

Trupi i tij, është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.

Dyshohet se viktima, ka dalë për të peshkuar së bashku me shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, për të cilin po vijojnë kërkimet si dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen