Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Korçë–Qafë Plloçë, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas të dhënave paraprake, të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Pogradecit. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.