Plagoset me armë zjarri i riu në Tiranë, dyshohet se ishte përdorues droge (Detajet)

Plagoset me armë zjarri i riu në Tiranë, dyshohet se ishte përdorues droge (Detajet)

Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Report Tv mëson se është plagosur një 28-vjeçar në këmbë. I riu, Andi Spahiu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në banesën e tij. Policia njofton se po punohet për kapjen e autorit dhe identifikimin e tij. Report Tv ka arritur të mësojë se Andi Spahiu është qëlluar me 4 plumba, 1 prej të cilëve e ka patur në këmbë e të tjerë në shpatull. Burime nga Policia bëjnë të ditur se dyshohet se Spahiu ishte përdorues droge. Paraprakisht dyshohet se i plagosuri me autorin janë konfliktuar për mospagesën e dozave të drogës e më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri. 

Njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak

Më datë 28.08.2018, rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në banesë, është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. S., rreth 28 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin