Sekuestrohen 80 mijë euro, 2900 jen dhe 76 mijë lekë në Rinas, arrestohet tregtari kinez i Medresesë

Sekuestrohen 80 mijë euro, 2900 jen dhe 76 mijë lekë në Rinas, arrestohet tregtari kinez i Medresesë

Paratë që iu sekuestruan kinezit në Rinas

Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas kinez dhe ka sekuestruar 80 mijë euro, 2900 juanë kinezë dhe 76 mijë lekë, para të cilat ai i kishte fshehur në trup. 

Bashkë me paratë, kinezit iu sekuestruan edhe 9 steka paketash cigare pa pullë fiskale. Kinezi është identifikuar si Jinëei Liu, 43 vjec. Shqiptarja.com ka mësuar se Liu është tregtar pranë tregut të Medresesë në Tiranë. Ai është shprehur në polici se ka patur për qëllim vetëm që tju shmanget taksave. 

Aktualisht paratë janë sekeustruar deri në përfundim të hetiemve ndërsa ndaj tregtarit i cili kishte të padeklaraura dhe 9 steka cigaresh është ngritur akuza e kontrabandës me mallrat e akcizës si dhe mosdeklarim të hollash.

Rinas

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi dhe të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë

Sekuestrohen 80 mijë euro, 2900 jen kinez, si dhe 76.000 lekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan edhe 9 steka paketash cigare pa pullë fiskale.

Arrestohet në flagrancë një shtetas kinez për "Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Stekat e cigareve që iu sekuestruan kinezit në Rinas
 

Policia Kufitare e Rinasit në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave të përbashkët me Degën e Doganës Rinas, kanë ushtruar kontrolle të përbashkëta në pasagjerët e linjave ajrore me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë shtetasi kinez J. L., 43 vjeç, lindur në Kinë dhe me banim të përkohshëm në Tiranë (me leje qendrimi), të cilit gjatë kontrollit në bagazhin e dorës dhe në trup ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 mijë euro, 76.000 lekë dhe 2900 juanë kinezë..

Po gjatë kontrollit në bagazhet e dorës ju gjetën edhe 9 steka me paketa cigaresh pa pullë fiskale. 

Shtetasi J.L, në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale "Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", parashikuar 179/a i Kodit Penal.

Gjatë vitit 2018 janë evidentuar dhe goditur 13 raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Apo jo: 16/12/2018 11:05

    ..po Kinezo.,rregulli e do 1 steke".,personi

    Përgjigju
  • Beni: 16/12/2018 06:10

    Si ka mundesi tregtar medreseje te ket kesh 80 mije euro?Shto dhe shtetas i huaj.E kuptoni se sa eshte evazioni-fiskal ne shumen 80 mije euro?Imagjinoni se sa ka ne medrese si ai.....

    Përgjigju
  • Kinezi: 15/12/2018 11:26

    9 steka cigare cfare fitoreje e madhe. Kjo dite duhet bere feste zyrtare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja