Një sulm terrorist ka ndodhur mesditën e sotme në një kolegj në Krime në qytetin e Kerchit. RT.com raporton se shpërthimi ka ndodhur dhe 18 persona raportohet se kanë humbur jetën, ndërsa mbi 50 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Kerchit, një zonë që lidhet me Rusinë. Para shpërthimit dyshohet se ka patur të shtëna me armë.
Mediat lokale kanë postuar foto nga shpërthimi. Në pamje shihen njerëzit që vrapojnë dhe bërtasin. Kerchi është një qytet me 147 mijë banorë, dhe njihet si një nga qytetet më të vjetër në Krime.
Komento