Drogë brenda mishit në burg për 'të fortin' Lul Caka, arrestohen dy vëllezër në Lushnje

Drogë brenda mishit në burg për 'të fortin' Lul Caka, arrestohen dy vëllezër në Lushnje

Lulzim Caka dhe kanabisi i gjetur brenda mishit

Policia e Lushnjes ka arrestuar dy vëllezër pasi tentuan të fusnin kanabis sativa brenda burgut të Kosovës në Lushnje. Të arrestuarit janë Besnik Bali 40 vjeç dhe Isamir Bali, 34 vjeç. Burime të Report Tv bëjnë me dije se kanabisi ishte fshehur brenda mishit, ndërsa pritësi i porosisë është një i dënuar me 25 vite burg, Lulzim Caka i njohur si i "forti" i Beratit.

Policia njofton gjitashtu se në kërkim për ngjarjen është shpallur një tjetër shtetas, I.Z. 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.

Kanabisi i gjetur brenda mishit

Njoftimi i plotë

Nga Specialistët për Hetim e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë 2 shtetas si dhe u shpall në kërkim një tjetër dhe konkretisht : 

• Besnik Bali 40 vjeç dhe Isamir Bali, 34 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Barbullinjë, Lushnje.

Si dhe u shpall në kërkim I.Z., 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat

Shtetasit e arrestuar kanë tentuar të fusin në I.E.V.P të Kosovës, Lushnje, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Lushnje, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasve Besnik Bali dhe Isamir Bali, ku u gjet lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Nga veprimet e kryera rezulton se lëndën narkotike këto shtetasit e kanë siguruar tek shtetasi I. Z., i cili është shpallur në kërkim. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 792 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale " "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim" parashikuar nga nenet 283 dhe 324/a të Kodit Penal.

Kush është Lulzim Caka

Lulzim Caka u gjet fajtor nga Apeli i Vlorës për tentativën e vrasjes së Gani Malushit dhe Ilir Ngresit. Ai u dënua me 25 vjet burg në dhjetor të 2012. Lulzim Caka, njihet edhe si një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar në Shqipëri, kryesisht në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës. Gjatë viteve 1995-2000 ai ka qënë i akuzuar për vrasje për shkak të cilësive të veçanta. Ngjarja për të cilën u dënua ka ndodhur në muajin mars të vitit 1998, ku Caka i ka bërë rezistencë forcave të policisë. Caka, i sapoliruar nga burgu me një manipulim dokumentesh i ishte kthyer aktivitetit kriminal. Pas një informacioni për vendosjen e tij në fshatin Pobrat, është angazhuar e gjithë Drejtoria e Policisë së Beratit. Forcat e policisë, të kryesuara nga Gani Malushi dhe Ilir Ngresi (që kanë humbur jetën nga atentate më pas), rrethojnë Cakën së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij. Por, të armatosur me kallashnikov, ata i bëjnë për rreth gjysmë ore qëndresë policisë. Caka u kap i plagosur, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Xhevahir Çela, mbeti i vrarë. Pas kësaj ngjarjeje, ai akuzoi shtetin që dha urdhër për eliminimin e tij, ndërsa nga hetimet rezultoi se “i forti” i Beratit kishte qëlluar edhe ndaj shokut të tij. 

Lulzim Caka

Krimet e Lul Cakës 

Lulzim Caka u rekrutua nga banda e Karbunarës, e cila drejtohej nga Bujar Sulaj (Loshi i Karbunarës), djali i tezes së tij. Më 26 mars 1996, Caka rishfaqet në skenë, kur akuzohet se ishte një prej atentatorëve të dy shefave të krimit të Beratit dhe Kuçovës, tek Ura e Samaticës. Oficerët e policisë arritën të shpëtonin, por makina e tyre u dogj nga atentatorët. Por më tepër se nga policia, Caka do të gjurmohej dhe sulmohej gjatë këtyre viteve nga hasmit e tij. Më 20 korrik 1997, Lulzim Caka, bëri hapin e gabuar të përfshirjes në hakmarrjen mes fisit të palëve dhe Yzeirëve në fshatin Rërëz në Berat. Duke qenë njeri i afërt i fisit të Çalëve, Caka u implikua në vrasjen e Nezir Yzeirit, kunatës së tij Ashime dhe djalit të adoptuar të saj, Ilir Yzeiri. Ndërkohë në qershor 1998, ai hapi një tjetër hakmarrje, kur vrau Lulzim Eminin, vëllain e “Miles”, të fortit të Fierit. Pas një ndjekjeje të gjatë të policisë, ai u arrestua dhe u dënua me 25 vjet burgim për këtë vrasje. Por hekurat e burgut të Lushnjës nuk ishin tepër të sigurt për një vrasës si Caka. Më 6 janar 2001, nëpërmjet një sharre, ai arriti të priste hekurat dhe të largohej nga qelia për t’u hakmarrë për përdhunimin dhe vrasjen e nënës së tij, Xhevries 56-vjeçare dhe vëllait Bardhoshit. Dy personat e dyshuar për krimin e fundit, Valter Bega, 21 vjeç, dhe Maringlen Cami, 22 vjeç, u vranë më 22 mars 2001 prej tij. Në dhjetor të vitit 2001, ai u kap në Foxhia të Italisë. Ndërsa në vitin 2003 u ekstradua në Shqipëri, ku vuan dënimin.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT