Shqiptarja.com ka mësuar se Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shkarkuar nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Shemsi Prençi. Në krye të kësaj Drejtorie mësohet se ka kaluar ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako. Mësohet se Prençi është shkarkuar përmes një njoftimi të ministres Xhaçka.
Haki Çako merr drejtimin e Emergjencave Civile pas drejtimit për rreth 3 vite kur u shkarkua nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, në janar të këtij viti. Pas shkarkimit nga detyra e Drejtorit të Policisë, Çako u emërua si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes në Prill të vitit 2018.
Çako vjen në drejtimin e Emergjencave Civile pas një eksperience gati 20-vjeçare.
Çako ka nisur karrierën e tij në Janar të vitit 1998, si shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Kuçovë, e në muajin shtator të të njëjtit vit si shef i Policisë Kriminale të Komisariatit numër 1, në Tiranë. Më pas, është emëruar si inspektor kundër Akteve Terroriste. Sakaq, në vitin 2003, ka mbajtur detyrën e specialistit në Zyrën e Luftës kundër Drogave të Forta, dhe më pas shef i Komisariatit të Policisë Vlorë. Në vitin 2006 është emëruar specialist i Antiterrorit në Elbasan, për t’u larguar më pas me dëshirën e tij.
Çako është rikthyer në vitin 2010 në Policinë e Shtetit dhe në 2013 është emëruar zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, detyrë që e ka mbajtur deri në 31 mars të 2014. Për rreth 15 vite mësohet se Çako ka shërbyer në Policinë Kriminale dhe Hetimin e Krimeve. Ka qenë drejtues dhe pjesëmarrës në një sërë operacionesh policore, ku vlen të përmendet edhe operacioni antidrogë në Lazarat.
Komente









Sot cako neser Tahiri vjen ne detyre
Përgjigjusu ngop ky haki droga nga kanabisi tani do te vjedhe dhe thaset me miell.turp i madh,ky minimumi duhej te zhdukej nga postet shtetrore me kembet e tija! turp
PërgjigjuJeri minist e shkarkon, tjetri e emeron ne krye te emrgjencavs civile. Lufte klanesh brenda mazhorances. Cako eshte pergjegjes njelloj si Tahiri per kanabizimin e vendit. Nese Farmir Xhafa largohet nga ministria e brendshme do ishte mire te fliste me fakte kundra klanit te hashashit ne shqiperi.
PërgjigjuMos valle prej nipceve...joooo
PërgjigjuBeri veting ky para se te emerohet??!! Shteti i kapur totalisht nga krimi, TURP!
PërgjigjuTani qe e shkatkuan do filloje Shemsiu te flase per pazaret qe behen ne qeveri. Se keshtu eshte ky. Edhe kur iku atehere ne kohen e PD i nxorri te palarat atyre me aferat ne minierat e kromit e kudo. Tani qe iu preken interesat (vetem po e emeruan ne ndonje post kyç), do filloje te shfryje.
PërgjigjuHiq Lenken ver Prenken
PërgjigjuI uroj Z. Cako, sukse ne detyren Drjtorit te Emergjencave Civile, ky eshte lajm i mire i cili ka provoje dhe e kryen me se miri.
PërgjigjuLajm i mire.
Përgjigju