Shpresë për të infektuarit, drejt shërimit pacienti i parë me koronavirus! Reagoi mirë ndaj kurës

Shpresë për të infektuarit, drejt shërimit pacienti i parë me koronavirus! Reagoi mirë ndaj kurës

Një lajm i mirë dhe shprese vjen për të infektuarit me koronavirus dhe qytetartë që prej 5 ditësh janë në karantinë në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar se babai i pacientit zero në Shqipëri, i prekur nga koronavirusi dhe shtruar tek infektivi në Tiranë është drejt shërimit.

Ai ka reaguar mirë ndaj kurës dhe ka bërë testin e  parë që i ka dalë negativ ndaj koronavirusit. Aktualisht mjekët janë në pritje të testit të dytë që del pas 48 orësh që rezultati final i shërimit të tij të konfirmohet plotësisht.

Një lajm i mirë! Kontakti i parë i pacientit zero që kurohet në spitalin infektiv doli negativ në testin e parë. Nëse edhe në testin e dytë pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet, atëherë do të kemi të shëruarin e parë. Të presim dhe të lutemi që zoti t’u japë forcë të sëmurëve dhe heronjve me bluza të bardha, në vijën e zjarrit me armikun. Durim, besim dhe durim, durim, durim!’, shkruan Rama

Pacienti që është drejt shërimit është babai i 28-vjeçarit i ardhur nga Firence që është cilësuar edhe si pacioenti zero në Shqipëri. Ai u infektua nga i biri dhe që prej diagnostifikimit së bashku me djalin e tij po trajtoheshin në spitalin Infektiv. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
Pacienti i parë drejt shërimit nga koronavirusi/ Meta: I emocionuar, një lajm të tillë ta marrim për të gjithë të infektuarit

Presidenti Ilir Meta është shprehur i emocionuar për rastin e parë që është drejt shërimit në vendin tonë nga koronavirusi. Meta uron që një gjë e tillë të ndodhë me të gjithë të prekurit e tjerë sa më shpejtë. Duke shpërndarë postimin e ministres Manastirliu, Meta shprehu mirënjohje edhe për punë e palodhur dhe të vështirë të mjekëve dhe infermierëve dhe personelit mbështetës që janë në vijën e parë të fronit me koronavirusin.

‘I emocionuar nga ky lajm i jashtëzakonshëm! Duke i uruar pacientit 0 shërim të plotë, shpresoj të marr së shpejti të njëjtin lajm për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, të cilëve ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim në këto momente të vështira!

Mirënjohje të thellë dhe falenderim për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës që janë në vijën e parë të frontit!

Krenar për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj!

Shembuj të shkëlqyer frymëzimi!

Forca të gjithëve!

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!” shkruan Meta.

Ora 20:22
Drejt shërimit i prekuri i parë me koronavirus në Shqipëri! Reagoi mirë ndaj kurës

Pas këtyre ditëve në karantinimit të plotë të gjithë vendit, duket se lajmi i mirë është shumë afër. Një nga të prekurit me koronavirus i shtuar tek Infektivi në Tiranë ka reaguar mirë ndaj kurës deri tani dhe mendohet se mund të jetë shëruar.

Sipas burimeve të shqiptarja.com, ISHP thotë se pacientit i është bërë testi i parë dhe ka rezultuar negativ dhe tani është në pritje t’i bëhet testi i dytë për të konfirmuar përfundimisht nëse është shëruar apo jo.

Pacienti që ka reaguar mirë ndaj kurës nuk është pacienti zero, por një tjetër! Rezultatet priten të merren pas 48 orësh kur do të dalë testi i dytë shpresojmë  të marrim dhe lajmin e bukur se në vendin tone mund të kemi të shëruarin e parë ndaj koronavirusit.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta