Tendenca e fundit për ti shpallur personazhet vip të vdekur është kthyer tashmë në një modë e përhapur në rrjetet sociale.

“Viktima” e radhës ka qenë këngëtarja e njohur Kesha, për të cilën kishin shkruar “U prefsh në paqe Kesha”.

Ndërkohë për ta bërë edhe më të besueshme këtë gënjeshtër, këto persona kanë hapur llogari false të këngëtareve si Rihanna, Britney Spears dhe Ciara, të cilat kanë shprehur keqardhjen e tyre për vdekjen e saj.

Por më pas ka qenë vetë këngëtarja që ka publikuar një foto në faqen e saj Twitter duke mohuar kështu lajmin.

Megjithatë Kesha nuk u prononcua për asnjë çast lidhur me këtë “shaka” të hidhur.

(xh.k/shqiptarja.com)