Përbërësit:
- 600 gr mish derri
- 1/2 kokë lakër e bardhë
- 1 karrotë e madhe
- 1 qepë mesatare
- 3-4 lugë gjelle oriz
- 2-3 lugë gjelle salcë domateje
- 3 lugë vaj ulliri
- 1 lugë çaji piper i kuq i ëmbël
- Ujë të nxehtë ose lëng mishi
- Kripë, piper i zi
- Rigon ose majdanoz (opsionale)
Përgatitja:
Mishin e presim në copa mesatare, lakrën e grijmë hollë, karrotën e grijmë në rende ose e presim në rripa të hollë. Në një tenxhere me vaj kaurdisim mishin derisa të marrë ngjyrë kafe të lehtë. Shtojmë qepën e grirë imët dhe karrotën, e përziejmë 3–4 minuta. Shtojmë salcën e domates dhe vijojmë me kaurdisjen edhe 2 minuta të tjera. Shtojmë më pas lakrën dhe e përziejmë që të zbutet pak. Hedhim kripën, piper e kuq dhe të zi dhe shtojmë rreth 2 gota ujë të nxehtë ose lëng mishi. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë për 25–30 minuta. Kur lakra dhe mishi janë gati zbutur, shtojmë orizin e larë. E përziejmë lehtë dhe e lëmë të gatuhet edhe 15 minuta, derisa orizi të jetë gati dhe salca të trashet. Në fund kontrollojmë shijen për kripë dhe shtojmë rigon ose majdanoz sipas dëshirës.
Këshilla nga Albana: Shërbehet e ngrohtë me bukë të thekur, dhe nëse do, një lugë kos të trashë sipër i jep kontrast perfekt. Nëse do ta bësh më dimërore, mund të shtosh pak spec të kuq djegës ose pak verë të bardhë në fillim të gatimit.
Komente












