Historia e 'shqiptarit' habit amerikanët: Nga Miami Beach, tek perandoria e biznesit në Shqipëri dhe lidhja me “Sacra Corona Unita”

Historia e 'shqiptarit' habit amerikanët: Nga Miami Beach, tek perandoria e biznesit në Shqipëri dhe lidhja me “Sacra Corona Unita”

Rrjeti investigativ OÇRP ka publikuar një shkrim të gjatë për Artur Shehun,  shqiptarin që dyshohet si bashkëpunëtor i grupit mafioz Sacra Corona Unita

Në një artikull të media amerikane “Miamiherald”,përshkruhet jeta luksoze e Artur Shehut shqiptarit i cili  jeton në një vilë madhështore në Alton Road, pak larg bregut më të famshën në Brisbane.  Në foton e publikuar tregohet një rrugicë me palma para shtëpisë së tij dhe dy makina Mercedes-Benz të parkuara në rrugicë. Vila e tij ndodhet përballë Miami Beach Golf Club, është një lagje ku banorët janë tejet të rezervuar dhe fshehin veten pas mureve dhe portave. Një ose dy shtëpi kanë shenja që u kujtojnë vizitorëve të paftuar ligjin e Floridës për armët.

Në një qytet i cili shkëlqen nga pasuria Shehu, 54 vjeçar mban një profil të ulët, thuhet në media, por shqiptari ka një të kaluar intriguese.  Edhe pse ai nuk është dënuar apo madje nuk është akuzuar, prokurorët dhe organet ligjvënëse në Evropë,  në shumë raste emri i tij ka dalë në hetime si pjesë e një grupi të trafikantësh të lëndëve narkotike.

Pavarësisht se u largua nga Shqipëria dy dekada më parë, ai vazhdon të ruajë interesin për të zhvilluar biznese atje, ai ka prona dhe shtëpi në vend, ku disa persona janë shprehur se shpeshherë tokat që ai kontrollon janë të tyret dhe i mban ato me forcë.

Shehu nuk iu përgjigj një serie pyetjesh dërguar nga bashkëpunëtorët në këtë artikull të Herald, McClatchy dhe Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me qendër në Evropë.

Në vend të kësaj, përmes një ndërmjetësi, ai iu afrua reporterit të OCCRP dhe  i kërkoi atij të hiqte dorë nga hetimi  dhe në këmbim i tha : "Ju jap çfarë të doni".

Disa nga bashkëpunëtorët e tij për marrjen e shtëpive, janë përballur me probleme. Pëllumb Petritaj, i njohur në Shqipëri si “peshku i madh i pronave”, i cili sipas mediave amerikane mbikëqyr shumë nga pronat e Shehut në Shqipëri u shpall fajtor për falsifikimit e dokumenteve në marrjen e disa tokave për familjen e Shehut. Petritaj apeloi aktgjykimet dhe proceset gjyqësore janë ende në vazhdim.

Florida e Jugut prej kohësh ka shërbyer si strehë për ata që kërkojnë të rinisin jetën e tyre dhe emigrantët kanë kontribuar ndjeshëm në boomin ekonomik dhe kulturor të vendit. Në të njëjtën kohë, lehtësia për të bërë biznes në shtet, vlerat e larta të pronës dhe afërsia gjeografike me Amerikën Latine dhe Karaibet e kanë bërë atë një strehë të dëshiruar për shtetasit e huaj me pasuri të konsiderueshme, veçanërisht ata që kërkojnë të investojnë paratë e tyre në  pasuri të paluajtshme.

Përveç pronave të tyre në Shqipëri, Shehu dhe partneri i tij kanë blerë dhe shitur prona të shumta në Florida. Shqipëria,  hyri në diktaturën pas Luftës së Dytë Botërore, regjimi i cili zgjatoi deri në 1991. Ekonomia shqiptare pati një rënie të vazhdueshme ekonomike dhe vendi  u përfshi në grindje civile pasi u shkatërrua nga pretendimet konkurruese të pronësisë së tokës.

Në këtë periudhë, në Vlorë, një qytet piktoresk shqiptar në bregdetin e Adriatikut, forcat italiane të zbatimit të ligjit që hetonte një rrjet ndërkombëtar të kontrabandës së drogës, nisi hetime ndaj Shehut për përfshirjen e tij të mundshme, sipas Dragan Zagani.

Zagani ishte kreu i njësisë anti-drogë të Vlorës në fund të viteve 1990 dhe në atë kohë ai kishte bashkëpunuar me forcat e rendit italian në hetimin për kontrabandistët. Megjithatë ndaj tij nuk u ngritën akuza.  

Cataldo Motta, një ish-prokuror në Leçe, gjithashtu kujtoi çështjen që përfshinte Shehun: "Ai ishte në dosjet tona si i dyshuar për trafik droge."

Shehu, për të treguar se ishte i pastër ligjërisht ai  i dha partnerit raportues të Herald dhe McClatchy, OCCRP, një letër që datonte në Qershor 2016 nga zyra e prokurorit në Lecce duke thënë se ai ka një rekord të pastër, por nuk pranoi të përgjigjej në asnjë pyetje.

Qëndrimi i Shehut në Vlorë mori fund kur ai u largua nga Shqipëria pas një përplasje me armë në 1999 në njërin nga lokalet që ai zotëronte, sipas Zaganit. Ai tha se anëtarët e bandës vranë dy persona gjatë sulmit, duke përfshirë dajës së Shehut, Luan Bedini.

"Luani vdiq në krahët e Arturit dhe ai u zotua të merrte hak për vrasjen e tij," tha Zagani.

Policia donte ta merrte në pyetje Shehun për të shtënat dhe për aktivitetet e organizatës lokale të krimit, por ai u largua nga vendi dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara, në Miami Beach.

Regjistrat e pronave në Florida tregojnë se përveç vilës me katër dhoma gjumi, Shehu ka një seri rezidencash të moderuara në dhe përreth Miami, duke përfshirë një shtëpi në Doral dhe një sallë në West Avenue në Miami Beach.

Njënga fqinjët e tij i tha Herald se ajo nuk e njihte Shehun apo njerëzit që jetojnë në vilën në Miami Beach. Ndërkohë që postier që punon zakonisht në zonën konfirmoi se një çift jetonte në shtëpi, por tha se ai nuk i ka parë kurrë, madje edhe një shoqërues në klubin e golfit tha se nuk e kishte parë kurrë atë.

Në tetor 2018, Artur Shehu paditi zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA dhe FBI-në në një gjykatë federale në Miami për ngadalësin e procesit për marrjen e lejes së tij për qëndrim të përhershëm në SHBA. Padi të cilën ai e mori mbrapsht.  Të dhënat e gjykatës tregojnë se atij iu dha azil në Shtetet e Bashkuara në 2001, megjithëse është e paqartë se për çfarë arsyeje.

Departamenti i Shtetit i tha Herald se agjencia nuk përpunon kërkesat e azilit dhe e referoi çështjen në Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA, të cilat nuk iu përgjigjën kërkesave të tij.

Organet e zbatimi i ligjit italian hetuan sërish Shehun në 2012, këtë rradhë si i dyshuar për  investimin e parave në Shqipëri të Albino Prudentino-s, tha Guglielmo Cataldi, prokuror në Lecce, Itali.

Prudentino, një nga krerët e Sacra Corona Unita, një sindikatë e krimit të organizuar në Italinë Jugore, u arrestua me akuza të pastrimit të parave dhe trafikut të drogës në 2010 në një operacion të përbashkët Italo-Shqiptar të koduar "Calipso".

Një dokument i gjykatës italiane tregon se duke nisur nga viti 2009, Prudentino mori me qira pjesë të një ndërtese luksoze në pronësi të Shehut në lagjen Uji Ftohtë në Vlorë.  Kreu i mafies italiane drejtoi një restorant dhe  dyqan akulloresh në katin e parë dhe një kazino.

Prudentino u shpall fajtor në 2013 për pastrim parash të paligjshme përmes bizneseve dhe u dënua me tre vjet burg. Në procedurat gjyqësore në Itali, prokurorët pretenduan se Shehu mori 1,3 milionë dollarë në atë kohë, duke e ndihmuar.  Ata vunë në dukje se paratë u transferuan në llogaritë bankare të Shehut në Shtetet e Bashkuara, por nuk kishin prova të mjaftueshme për ta akuzuar atë.

Cataldi tha se provat që përfshijnë Shehun iu kaluan hetuesve shqiptarë: "Ne i dërguam të dhënat që kishim në Shqipëri, duke u treguar atyre se për çfarë ishin investimet, por nuk e di se si shkoi ky hetim."

Prokuroria e shtetit, policia dhe zyra e prokurorisë së Vlorës të gjithë nuk pranuan të komentojnë mbi çështjen.

NJË MBRET NË MIAMI

Njëjtë si në pjesën tjetër të vendit, regjimi komunist në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore kishte shtetëzuar vijën bregdetare të Vlorës. Dekadat e gjata të kontrollit shtetëror bënë që bregdeti piktoresk përgjatë detit Adriatik të jetë një  ndër zonat e fundit të pasurive të patundshme të pazhvilluara në Mesdhe.

Pas rënies së regjimit në 1991, qeveria e re bëri përpjekje për t'u kthyer pronat familjeve që i kishin ato para luftës, por jo gjithçka ka qënë e lehtë dhe pa probleme.

Një ndër ta është edhe 72-vjeçari Jorgaq Subashi. Nga banesa e tij me pamje nga Laguna e Nartës në jugun piktoresk të Shqipërisë,  ai mund të hedhë një sy tokës që iu dha në 1993 si pjesë e përpjekjes së qeverisë për t’i kthyer pronën, por atij nuk i lejohet të jetojë atje.  Pothuajse tre dekada pasi fituan tokën, Subashi dhe 34 bashkëfshatarë ende nuk kanë marrë në dorë  aktet e tyre të pronës. Ata mbeten të përfshirë në burokraci në dukje të pandryshueshme, pavarësisht se  gjykata në 2012 arriti në vendimin se pronat e tyre ishin transferuar në mënyrë të paligjshme në një klan të fuqishëm lokal - Shehu.

Ai dhe disa bashkëfshatarë të tij pretendojnë se Artur Shehu ka marrë nën kontroll tokat që u përkasin atyre.

"Ne e dimë që tokat na u morën nga kolektivizimi i bujqësisë gjatë regjimit komunist," tha Subashi. "Pas viteve '90, shteti na i ktheu ato, por ne ende nuk mund t'i regjistrojmë." Por ai nuk është i vetëm.

Sipas dokumenteve të gjykatës shqiptare, Shehu fitoi 500 hektarë të pasurive të patundshme përgjatë bregdetit jugor të Shqipërisë.

Megjithëse ai dhe familja e tij përfituan, Shehu nuk është akuzuar kurrë për problemet me pronësitë. Sidoqoftë, Pëllumb Petritaj, një bashkëpunëtor i ngushtë, u dënua në 2018 për falsifikim të dokumenteve të tokës për marrjen e jashtëligjshme të 187 hektarëve.

Në çështje të tjera gjyqësore, që përfshijnë një total prej afro 300 hektarësh pranë Vlorës, Shehu dhe anëtarët e familjes së tij akuzohen për rrëmbimin e pronave përmes falsifikimeve të ngjashme. Këto përfshijnë edhe tokën në brigjet e Lagunës së Nartës që Subashi dhe bashkëfshatarët e tij thonë se u ishin vjedhur atyre.

Në këto çështje në vazhdim, pretendohet se Petritaj falsifikoi dokumente me ndihmën e zyrtarëve lokalë në emër të Shehut dhe babait të tij, Ramiz Shehu. Ndonjëherë një palë e tretë merrte tokën, pastaj ia transferonte atë Shehut.

Pavarësisht nga mungesa e veprimeve ligjore kundër Shehut, të paktën disa në gjyqësor janë të vetëdijshëm për reputacionin e tij në lidhje me tokat në Vlorë.

Një çështje gjyqësore në 2017 pa Artur Malaj, një gjyqtar të Vlorës, i shkarkuar për një mori shkeljesh ligjore,  të përfshirë në lidhje me Shehun. Ndër gjetjet e hetimit të komisionit ndaj gjyqtarit ishte se të paktën një nga anëtarët e familjes së tij kishte blerë tokë nga Shehu që Malaj nuk arriti ta raportonte në komision.

Megjithatë për OCCRP, gjykatësi tha se vetëm një anëtar i familjes kishte blerë tokë nga Shehu. Ai tha se nuk kishte njohuri për këtë derisa hetimi e nxori në pah dhe këmbënguli se ai nuk kishte pasur asnjë kontakt me Shehun.

“Unë kam qenë një gjyqtar në qytetin e Vlorës për rreth 10 vjet. Në asnjë rast të vetëm nuk kam pasur ndonjë çështje pronësie ose raste të tjera që kishin të bënin me Artur Shehu ose familjen e tij, ”tha Malaj.

Pas viteve të mbajtjes së një profili të ulët në vendlindje dhe punës përmes ndërmjetësuesve, emri i Shehut kohët e fundit është shfaqur në dokumentet shqiptare që tregojnë interesa të reja biznesi në rivierën shqiptare.

Në 2019 ai bashkëthemeloi një firmë për zhvillimin e hoteleve të quajtur Portonova, e cila mban të njëjtin emër me një plazh në periferi të Vlorës. Në Prill të vitit të kaluar, ai hapi një firmë tjetër, Adhenis, për të zhvilluar vendet e turizmit. Imazhi i ri publik i Shehut është shumë larg nga akuzat e mëparshme të bëra kundër tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë