Lakra të bardha? Mësoni sa të rëndësishme janë lakrat e kuqe, sëmundjet që luftojnë

Lakra të bardha? Mësoni sa të rëndësishme janë lakrat e kuqe, sëmundjet që luftojnë

Lakrat e bardha dhe të kuqe

I thonë Lakra e Kuqe, por në të vërtetë ngjyra e saj është një vjollcë e thellë e ndezur, shija e së cilës të befason qiellzën. Lakra e kuqe është pjesë e tryezës sonë, jo vetëm për festa. Nëse mendoni që lakra e kuqe me lakrën e bardhë ndryshojnë vetëm nga ngjyra, ta dini se gaboheni rëndë. Lakra e kuqe është nga ato perime që është e shijshme kur hahet e gjallë ose e gatuar.

Lakrën e kuqe mund ta hamë në sallata, mund ta gatuajmë më avull apo ta përziejmë në një pjatë me perime të tjera. Fibra që gjendet tek lakra e kuqe njihet për punën e shkëlqyer në parandalimin e konstipacionit dhe rregullimin e sistemit tretës.

Lakra e kuqe apo Lakra e bardhë?
Të dyja lakrat janë të mira për shëndetin e njeriut, por lakra e kuqe është më e fuqishme në aspektin shëndetësor. Lakra e kuqe përmban 85% të dozës ditore të vitaminës C, ndërsa lakra e bardhë ka vetëm 47 përqind.

Besoje ose jo, lakra e kuqe ka më shumë Vitaminë C se sa portokallet. Për më tepër, lakra e kuqe është nga ato të pakta perime me nivelin më të ulët të mbetjeve të pesticideve në lëkurën e saj.

Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë. Kjo e fundit ka dy herë më shumë vitaminë K se sa lakra e kuqe. Kur vjen puna tek hekuri, lakra e kuqe ka dyfishin në krahasim me lakrën e bardhë. Sa i përket antioksidantëve, lakra e kuqe është triumfatore dhe superiore.

Fuqi shtesë për sistemin imunitar
Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën C, një antioksidant i rëndësishëm për sistemin tonë imunitar. Ajo stimulon qelizat e bardha duke krijuar një sistem të fortë mbrojtës në organizmin tonë.

Sistemi imunitar është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj raportit të oksidantëve dhe antioksidantëve, duke qenë se prodhimi i pakontrolluar i radikaleve të lira, mund të dëmtojë sistemet e mbrojtjes.

Radikalet e lira prodhohen në trup dhe dëmtojnë qelizat. Antioksidantët janë mekanizmat më të mirë mbrojtjes dhe përzënë nga trupi të gjithë qelizat e dëmshme. Lakra e kuqe ka aq shumë vitamin C sa që është një nga ushqimet me nivel më të lartë antioksidantësh në të gjithë zinxhirin ushqimor.

Lufton inflamacionet dhe artritin
Lakra e kuqe ka elementë të rëndësishëm që luftojnë inflamacionin. Shkencëtarët kanë provuar që konsumimi i lakrës së kuqe ka një efekt pozitiv në reduktimin e enjtjeve.

Inflamacioni mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje në kyce dhe gjymtyrë, ndaj një dietë e pasur me fruta dhe perime përfshirë lakrën e kuqe është e nevojshme. Ushqime të tilla anti inflamatore janë kura më natyrale në betejën kundër artritit dhe komplikacioneve që vijnë prej tij.

Ul rrezikun e osteoporozës, sëmundjes së kockave
Lakra e kuqe është e pasur me vitaminën K. A e dinit që vitamina K rrit masën e një proteine specifike të nevojshme për ruajtjen e kalciumit në kocka, duke ulur kështu rrezikun e osteoporozës?

Disa studime mbi përfitimet e vitaminës K kanë zbuluar që marrja në sasi të mëdha të kësaj vitamine ndalon gërryerjen e kockave tek njerëzit që janë të diagnostikuar me osteoporozë. Masa kockore e njeriut formohet gjatë njëzet viteve të para të njeriut. Ajo vazhdon të qëndrojë e plotë në mënyrë konstante deri në moshën 40 vjecare.

Masa kockore tek gratë reduktohet pas menopauzës dhe vazhdon të bjerë ndjeshëm deri në moshën 70 vjecare. Ky proces rrit rrezikun e frakturave të kockave. Prandaj kockat duhen ruajtur me kujdes dhe vitamina K është e nevojshme për të vonuar dhe parandaluar gërryerjen e kockave.

Lufton sëmundjet kronike
Sëmundjet kronike si Alzherimeri, Huntington, Parkinson etj prekin 45 milionë njerëz në botën duke dëmtuar qelizat e trurit në mënyrë progresive deri në shkatërrrimin e tyre. Lakra e kuqe ka antioksidantë të pasur që parandalojnë ose kthejnë mbrapsht dëmtimet në ADN.

Mbron stomakun
Ushqimet probiotike i japin sistemit tonë tretës një dozë të mirë bakteresh të nevojshme. Këto baktere krijohen në kombinimin e duhur të lakrës së kuqe, kripës dhe gjatë procesit të fermentimit./AgroWeb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë