Lalm i Ri në Lezhë, shtyllat elektrike në mes rrugëve! Banorët: Janë burim aksidentesh, duhet të hiqen

Këto shtylla elektrike ndodhen në mes të rrugës kryesore në zonen e Lalmit të Ri në periferi të qytetit të Lezhës. Përgjatë rrugëve të këtij fshati ka disa shtylla elektrike dhe ndonëse projekti i rikualifikimit urban është drejt fundit ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje për zhvendosjen e tyre. Banorët shprehen se krahas pamjes së shëmtuar prezenca e shtyllave në rrugë është burim aksidentesh.

Shumë e mirë është bërë si rrugë, po shtyllat nuk kanë të drejtë me i lënë. Janë burim aksidentesh detyrimisht. Vijnë shoferët e pijshmë ose të përgjumshëm dhe i bien shtyllave. Është e nevojshme shtyllat me i heq” , thotë një banor.

“Shtyllat duhet të lëvizin nga vendi dhe të çohen në vend të vet dhe tani është duke u bërë dhe rruga drejt e aksidentet janë në të”, thotë një banor i zonës. 

“Puna është duke u bë e mirë, vetëm diçka është shumë keq shtyllat që janë në rrugë. Kjo gjë është burim aksidenti për makinat dhe për njerëzit. Në kërkojmë të hiqen shtyllat dhe të largihen nga rruga”, shprehet një banor tjetër.

Zyrtarë të Bashkisë së Lezhës bëjnë me dije se zhvendosja e linjave elektrike është përgjegjësi e OSHEE-së dhe është ngritur një grup pune për ti dhënë zgjidhje problematikes. Me investimet në rrugë, trotuare dhe ndriçim zona e Lalmit të Ri synohet të kthehet pjese integrale e qytetit të Lezhës.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është rimëkëmbur ekonomia juaj familjare pas vështirësive të hasura gjatë pandemisë?

Komento

Komente

  • Iris: 14/05/2021 01:12

    Per te qare e per te qeshur!!!

    Përgjigju
  • eri: 13/05/2021 16:40

    behet gjith ky investim i bkr dhe nuk fusin nje tube ne toke nga firma edhe shtyllat hiqen telat futen poshte dhe zgjidhet iher e mire

    Përgjigju
  • goni: 13/05/2021 16:36

    fiks si pjerini

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Mediat greke jehonë Parkut Helen në Tiranë