Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari do të jetë përballë deputetëve të opozitës, në një interpelancë të kërkuar për emërimet në polici si dhe situatën e kriminalitetit në radhët e saj. Më pas ai do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetit Arjan Ndoja, si dhe deputetit Erald Kapri.

Në rend të ditës është edhe interpelanca e kërkuar nga Jorida Tabaku me kryeministrin Rama lidhur me koorporatën shqiptare të Investimeve, por do të mbetet për t’u parë nëse shefi i qeverisë do të jetë vetë në sallë, apo do ta delegojë.

Në seancë pritet të miratohen edhe anëtarët e Bordit të Autoritetit të Konkurrencës. Propozimet e PS janë Denar Biba dhe Eldian Balla. Gjithashtu me propozim të Këshillit të Ministrave pritet të zgjidhet Diana Dervishi anëtare e Këshillit Drejtues të AKEP.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Kliko këtu për të lexuar rendin e ditës