TIRANE- Sipas drejtorit të Aluizni-t, Artan Lame –“Gjatë vitit zgjedhor 2013 janë dhënë gjithsej 7800 leje legalizimi, nga 22 mijë, të dhëna gjithsej në 8 vjet ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë në kundërshtim me ligjin. Mbetet e paqartë se si do të veprohet për të gjitha ato raste që nuk cenojnë interesin kombëtar, por që gjithsesi lejen e kanë marrë në kundërshtim me ligjin.. Për zotin Lame ky abuzim i bërë në procesin e legalizimeve ka përgjegjës emra, të cilët do të përballen me drejtësinë. Penalizohen apo jo përgjegjësit e kësaj situate, një gjë është e sigurt, dëmi që ata kanë shkaktuar vështirë të zhbëhet.

Drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame, njoftoi se 14 sportelet e drejtorive të këtij institucioni kanë nisur proçedurat për legalizimin e objekteve, ndërsa theksoi se grupet e punës kanë dalë në terren për përgatitjen e dokumentacionit për legalizimin. Duke prezantuar materiale me raste konkrete të shkeljeve të bëra vitet e fundit, Lame theksoi se aktualisht po vihet re një fluks qytetarësh në sportele, për të bërë ankesa dhe denoncime.

"Aktualisht po trajtohen 1680 ankesa në javë, për problematika nga më të ndryshmet", tha Lame. Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame përmes një konferencë për shtyp njoftoi se një pjesë e madhe e 22 mijë lejeve të legalizimeve nga 300 mijë vetëdeklarime, janë abuzive dhe korruptive. Ai denoncoi shkeljet abuzive dhe rastet flagrante të korrupsionit me lejet e legalizimeve. "Është deformuar procesi i legalizimit duke u dhënë toka njerëzve që janë zgjedhur me gishta. Janë legalizuar me shumicë objekte luksi, si lokale, hotele, etj. Janë bërë legalizime nëpër oborre shkollash, kopshtesh, spitale, nëpër mure bashkish.

Janë bërë legalizime në breg të detit, të përrejve. Në dosjet tona ekzistojnë objekte të legalizuara ndërkohë që po të shkosh në terren ky objekt nuk ekziston fare. Po të shkosh është ajër e baltë. Janë përgatitur dosje për legalizimin e godinave beton arme të cilat në terren janë vetëm blloqe bukë peshku. Në çfarëdolloj dosje të 2013 ka shkelje pa fund. Noterë, që vulonin deklarata falso. Punonjës të hipotekave të Monumentit të Kulturës që në vend që të mbronin interesat e shtetit kanë abuzuar" - tha Lame

Me tej ai u shpreh se sportelet e ALUIZNI-t po përmbyten nga një valë e paimagjinueshme, ankesash, kërkesash për atë që ka ndodhur vitet e fundit. Pas skanimit të të gjitha abuzimeve dhe dallavereve të zyrtarëve të Partisë Demokratike, shumica në pushtet ka vendosur të reformojë në prokurori një nga dosjet më të zeza të korrupsionit në Shqipëri, me pasoja të rënda për të ardhmen e qytetarëve.

Bëhet fjalë për korrupsionin dhe skandalin me legalizimet, sektor në të cilin, qeverisja e mëparshme ka shënuar dështimin më spektakolare. Përfaqësues të shumicës në pushtet pritet të dorëzojnë sot një dosje voluminoze me fakte dhe persona konkretë për korrupsionin e ngritur në sistem me legalizimet. Nga momenti që qytetarët filluan të kuptojnë se institucioni po funksionon seriozisht, ai është përballur me një situatë të paparashikuar: një valë e paimagjinueshme ankesash, protestash, denoncimesh për atë çka ka ndodhur në vitet e fundit tek ALUIZNI.

Aktualisht, po trajtohen rreth 1680 ankesa në javë, për problematika nga më të ndryshmet, që nga rastet e pronarëve që kërkojnë përjashtim nga legalizimi ose pezullim procedurash”, thuhet në njoftim. Lame tha më tej tha se, ka filluar dalja në terren e inspektorëve të ALUIZN-it për verifikimin e objekteve të legalizuara: “Sportelet tona po përmbyten nga një valë e paimagjinueshme, ankesash, kërkesash për atë që ka ndodhur vitet e fundit.

Gjatë vitit 2013 janë bërë shkelje të paimagjinueshme
I pyetur nga media nëse ka shkelje edhe gjatë viteve të kaluara Lame tha se, gjatë vitit elektoral ka shkelje të paimagjinueshme.
“Veçova 2013 pasi si vit elektoral është më korruptivi dhe më i paimgjinueshmi. Ne ose do të hapim 7 mijë gjyqe që të merremi me to, ose kemi ngritur një strukturë të brendshme për të parë se ku ka dëme dhe që janë plagë që nuk ja lëmë dot brezit tjetër. Në këto raste patjetër që do i çojmë për ndjekje penale”, deklaroi Lame. kanë firmosur. Në çdo dosje ka mbi 20 shkelje”, përfundoi deklaratën e tij kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.

Disa nga drejtorët e shkarkuar nga aluizni:
Albert Kaçulli
Arben Muja
Artur Skela
Besnik Kastrati (SH)
Brisida Bilali
Engjell Murrizi
Erjon Jakova (DR)
Florian Hajdinaj
Gazmend Domi
Ibrahim Kashari
Ilir Dervishi (KR)

Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)