TIRANE – Artan Lame bëri sërish sot, tri pyetje të tjera nga selia e Partisë Socialiste për Planin e ri Urbanistik të Tiranës, hartuar sipas tij nga “ekipi Basha – Malltezi”.
Lame pyeti se çfarë do të ndodhë me atë pjesë të Parkut të liqenit artificial ndërmjet korpusit universitar dhe gardës së Republikës, që është përcaktuar si “zonë zhvillimi”. “Siç duket, nuk kanë pasur kohë të bëjnë pazarin”, tha Lame, “ndaj e kanë lënë zonë zhvillimi për ta riparë në vijim se çfarë do të bëjnë me të".
Lidhur me zonën e gjelbër poshtë Varrezave të Dëshmorëve, Lame shprehu shqetësimin se edhe ajo është kthyer në zonë banimi, “ madje toka është blerë nga disa përfaqësi diplomatike e njëra prej tyre ka ngritur edhe flamurin sepse siç janë shprehur edhe ato vetë, në qytet nuk rrihet më”.
Pyetja e tretë e Lames ishte fati i zgjerimit të rrugës së Elbasanit, ku pasi u shkatërrua parku, punimet u braktisën dhe tani ajo është kthyer në burim aksidentesh. Ai i paraqiti medias, një fotografi të marrë në rrugën e Elbasanit, ku duket vendi i aksidentit të fundit me pasojë një viktimë.
"Për këto tri çështje të reja dhe ato të paraqitura më parë”, deklaroi ai, “ne përsërimin ftesën tonë për të debatuar me ekipin Basha – Malltezi në cilindo tryezë dhe në cilindo televizion”.
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com