Lame: Piramida i pritshëm
vendimi për rrëzimin e PS

Lame: Piramida i pritshëm<br />vendimi për rrëzimin e PS
Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzimin e kërkesës së PS për pezullimin e ligjit për shembjen e Piramidës. Ndërkohë ka reaguar përfaqësuesi i socialistëve, Artan Lame, në një intervistë për gazetën, shqiptarja.com shprehet se ishte i pritshëm vendimi kundër për pezullimin, por që shpreson në një vendim përfundimtar pozitiv.

Kur është marrë në mbrojtje QNK nga shteti?
Në vitin 2000, gjatë qeverisë socialiste, aksi i bulevardit Dëshmorët e Kombit deri te stacioni i trenit u bë "asambël monument kulture". Kurse në vitin 2007, godina të vecanta të këtij ansambli, përfshirë piramidën, u shpallën monumente kulture veç e veç. Tre vjet më vonë, në vitin 2010, godinës iu hoq ky status. Godina o është o s'është, o i ka o s'i ka vlerat.

Kur mund të ndryshojë statusi i një monumenti kulture?
"Në rastin e fatkeqësive natyrore, të shembjes ose të djegies së objekteve me vlera të trashëgimisë kulturore, kur nuk vendoset kryerja e rikonstruksionit, mbi truallin e mbetur ose mbi pasurinë rrënojë, lejohet ndërtimi vetëm ne sipërfaqen dhe vëllimin e mëparshëm, duke respektuar kategorinë dhe llojin e monumentit te dëmtuar", thuhet në ligj. Do të ishte absurde që, një ligj i bërë për të mbrojtur Trashëgiminë Kulturore, të përdoret tani për të dënuar me vdekje një objekt të kësaj trashëgimie.

Ka pasur dhe reagime ndërkombëtare përveç shoqërisë civile?
Opinioni i specializuar ndërkombëtar është mobilizuar, duke patur prononcime nga ana e UNESCO-s, e Getty Institute, e ICOMOS-it, Organizata Article 19, etj., me persona konkretë dhe drejtues të shquar të në nivel botëror. Kemi edhe prononcimet e Komisionerit të BE-së për Zgjerim, Fyle dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për Shqipërinë, Lajcak, të cilët me letra të veçanta i janë përgjigjur shqetësimit të shoqërisë civile për këtë çështje.

Por Gjykata Kushtetuese mori një vendim të shpejtë duke rrëzuar kërkesën për pezullim të ligjit për Piramidën?
Gjykata Kushtetuese e ka marrë një vendim për këtë çështje kohë më parë, pas ankesës së bashkisë së Tiranës. Kështu që vendimi për rrëzimin e kërkesës sonë për pezullimin e ligjit ishte i pritshëm. Pasi dhe Bashkia e Tiranës të njëjtën gjë kërkoi si ne për pezullimin, dhe Gjykata Kushtetuese nuk kishte si të mbante dy qëndrime për të njejtën kërkesë apo çështje. Ne kemi objeksionet tona për pezullimin, por shpresojmë se vendimi përfundimtar i Gjykatës të konkludojë në anulimin e këtij ligji.

Shpresoni për një vendim përfundimtar në favor të kërkesës suaj?
Ne mendojmë se anullimi i ligjit për prishjen e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës është vendimi më i drejtë, që do të ishte dhe vendimi më i drejtë për vetë vlerat që përmban ky objekt. Juridikisht është shumë e vështirë që të hidhet poshtë një kërkesë e e tillë, e cila është e arsyetuar dhe e mbështetur në të gjithë bazën e duhur ligjor.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS