Lame: Po prishet liqeni,
fitojnë një grusht njerëzish

Lame: Po prishet liqeni,<br />fitojnë një grusht njerëzish
TIRANE- Kryetari i ALUIZNI-t, gjithashtu aktivist i shoqërisë Civile, Artan lame ka denoncuar dje shkatërrimin e zonës sportive pranë digës së liqenit të Tiranës dhe ndërtimin në këtë shesh pallate shumë katëshe. Ndërsa ka denoncuar faktin se ndryshimet janë për ti mbushur xhepat një grushti njerëzish. “Askush nuk mund të fshihet më pas dokrrave për sulme politike, sepse këtu s’ka më politikë, por beton që mbush me para xhepat e ca të paktëve. Me këtë spekulim imobiliar kolosal, të vetmit që përfitojnë janë një grusht njerëzish”, tha ai.

Madje, Lame është shprehur se PD me ardhjen në pushtet ka miratuar një plan rregullues i cili është krimi më i madh urban. “Dyshja Luli – Berisha u detyruan të ndryshojnë edhe ligjin e Planifikimit edhe Rregulloren e Urbanistikës, për t’ia përshtatur ato batërdisë që parashikonte plani i tyre”, është shprehur Lame, ndërsa ka hedhur poshtë argumentet e Bashkisë ku thuhet se me projektin e ri do të ketë më shumë gjelbërim.
“Tani që lejen e dhanë, po përdorin një gënjeshtër akoma më surreale, na thonë që duke ndërtuar këto 5 monstra betonarmeje, do të shtohet gjelbërimi në Tiranë. Me broçkulla të tilla, mashtrimi ka arritur nivele ku nuk ja vlen më të merresh më me to, por me këtë situatë tragjike ku po zhytet ky qytet.

Vetëm gjatë muajve të fundit janë miratuar në Bashki rreth 60 leje ndërtimi pallatesh të larta, pikërisht në zonat më të ndjeshme të qytetit”, tha Lame në deklaratën e tij për mediet. Ndërsa ka theksuar se këtë katastrofë urbane e ka denoncuar dhe dy vite më parë kur dhe nisi plani i ri rregullues prej mazhorancës së shkuar. Lame tha se ka denoncuar për shkatërrimin e “Kopshtit Botanik, për shkatërrimin e zonave të mbrojtura të qytetit, për Parkun e Madh, për ndërtimet në Bllok, e kështu me radhë. “Gënjeni” na thanë neve dhe gjithë qytetarëve të Tiranës. T

ani të gjitha këto plagë janë hapur në trupin e qytetit”, tha Lame. Por duke e cilësuar situatën alarmanete, Lame shtoi se nuk është vetëm zona e liqenit e parashikuar për ndërtime shumë katëshe, “Veç këtyre janë miratuar deri tani edhe rreth 70 studime, në secilin prej të cilëve do të jepen të tjera ndërtime të larta. Dhe ndërkaq gjatë gjithë gushtit vazhdojnë të miratohen lejet e reja, si kjo monstra që po flasim sot”, tha Lame. 

Bashkia: Mbollëm 23145 pemë, s’ka më sekserë ndërtimesh
Bashkia e Tiranës i është përgjigjur me anë të një deklarate për media akuzave të Artan Lames. Projektet mbi gjelbërimin si dhe roli i planit të ri rregullues së kryeqytetit kanë qenë dy pikat e përdorura në reagim. Ndërkohë që nuk argumentohet në asnjë moment leja e ndërtimeve pranë liqenit të Tiranës dhe se si do të veprohet me zonën, Bashkia ka ngritur akuza mbi kryeministrin Rama. “Edi Rama vazhdon fushatën e shpifjeve dhe mashtrimeve kundër Bashkisë së Tiranës.

Edi Rama zhduku lulishte të tëra nga zemra e kryeqytetit dhe betonizoi mbi 65 mijë metra katrorë gjelbërim, vetëm në 4 vitet e tij të fundit si kryebashkiak”, thuhet në deklaratën e dhënë për mediet. Nga ana tjetër argumentohen investimet për gjelbërime si dhe formën e re të dhënies së lejeve të ndërtimit në kryeqytet. “Në tre vitet e fundit, Bashkia Tiranë ka shtuar mbi 95 mijë metra katrorë hapësira të blerta dhe ka mbjellë  23 145 mijë pemë dhe bimë dekorative”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.

Nga ana tjetër është theksuar se me miratimin e planit të ri të kryeqytetit nuk do të ketë më sekserë, pasi gjithçka vendoset vetëm sipas këtyre kufijve. “Plani urban i Tiranës i dha fund sekserëve “alla Lame” dhe arbitraritetit korruptiv “alla Rama”. Vajtimet e sotme të shkatërruesve të djeshëm të Tiranës nuk i beson askush”, thuhet në përfundim të deklaratës së Bashkisë.

Ambientalistët
Po përfitohet duke shkatërruar biodiversitetin
“A1 Report” ishte i pari i cili transmetoi nisjen e punimeve për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe pranë zonës së liqenit të Tiranës. Menjëherë pas këtij lajmi ambientalistët kanë tubuar poranë oznës së paraqitur si shesh ndërtimi, duke kërkuar anulimin e saj. Sipas tyre po kërkohet që të pasurohen disa individë duke shkatërruar biodiversitetin. Ndërsa Bashkia si dhe entet rregullatore, sipas tyre, duhet të reagojnë për të marrë në mbrojtje këtë zonë e cila është dhe si mushkria e kryeqytetit. Ndërsa është theksuar se gjithnjë e më shumë gjithë hapësirat po mbyllen duke ngulur në vend të tyre pallate shumëkatëshe.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja