260 mijë prona shtetërore të paregjistruara, Lame: Institucionet të aplikojnë në e-Albania, do t’i japim fund abuzimeve dhe tjetërsimit

Agjencia e Kadastrës Shtetërore i ka kthyer sytë nga inventarizimi dhe regjistrimi i pronave shtetërore, ku ndër vite janë evidentuar abuzime.

“Sjell Shembullin e Burgut të Shënkollit në Lezhë që i ka dalë pronari oborrit të Burgut. Godina ka mbetur në shtet dhe oborrit i ka dalë pronari”, tha Lame.

As Presidenca nuk e ka të regjistruar asnjë pronë të veten, tha kreu i Kadastrës Artan Lame, duke theksuar se ish-kreu i shtetit Ilir Meta e ka refuzuar të dekretojë ligjin.

“Presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten. Ligji 20/20 nuk u dekretua nga presidenti i republikës në atë kohë. Unë kam kërkuar të miratohet sepse do i hapë rrugë regjistrimit të pronës shtetërore. Presidenca rezulton edhe sot pa regjistruar

Për të shkuar drejt një regjistri të pronave shtetërore, vetë institucionet qendrore dhe vendore do regjistrojnë pronat e tyre përmes portalit qeveritar e-Albania.

“Tani jemi fokusuar tek regjistrimi i pronës shtetërore. E dimë të gjithë se çfarë ka ndodhur,. Nuk dua të vendos gishtin mbi të shkuarën. Rastet me abuzimin janë të pafundme dhe ka nisur për shkak të mos regjistrimit ndër vite të pronës shtetërore. 260 mijë prona shtetërore, prej këtyre 155 mijë prona u janë transferuar institucioneve qendrore dhe vendore. Vetëm rreth 20 mijë regjistrojnë të regjistruar në kadastër.

Institucionet do regjistrojnë pronat e tyre. Futesh me kodin e institucionit, qendror ose vendor. Të aplikojnë në e-Albania për të regjistruar pronën. Nga momenti që janë të regjistruar, asnjë in tjetër nuk mund të veprojë mbi këto prona, gjykata dhe komisioni i kthimit të pronave”, u shpreh Lame.

Nga 260 000 prona shtetërore në territorin e Shqipërisë, 115 000 u janë transferuar institucioneve vendore e qendrore, por prej tyre vetëm rreth 20 000 rezultojnë të regjistruar në Kadastër.

Të mërkurën do të kalojë në qeveri një VKM për përditësimin e pronave publike, që do të saktësojë procedurën se si do të identifikohen këto prona.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:23
260 mijë prona shtetërore të paregjistruara, mes tyre Presidenca, Artan Lame: Oborrit të burgut të Shën Kollit i ka dalë pronari

Kreu Kadastrës, Artan Lame foli sot për pronat shtetëro, ku bëri me dije se 260 mijë prej tyre janë të paregjistruara. Lame tha se për shkak se këto prona nuk janë regjistruar shpesh krijohen problematika, por edhe abuzime. Lame solli rastin e Burgut të Shënkollit në Lezhë, për të cilin tha se oborri i është dhënë një personi tjetër pasi doli si pronar. 

Sjell shembullin e Burgut të Shënkollit në Lezhë që i ka dalë pronari oborrit të Burgut. Godina ka mbetur në shtet dhe oborrit i ka dalë pronari”, tha ndër të tjera Lame, duke shtuar: 

“Të mërkurën do të kalojë në qeveri një VKM për përditësimin e pronave publike, që do të saktësojë procedurën se si do të identifikohen këto prona. Sot po lançojmë projektin e regjistrimit të pronës shtetërore”.

Ndër të tjera Lame tha se Presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten, dhe se presidenti i mëparshëm e ka refuzuar të dekretojë ligjin.

Presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten. Ligji 20/20 nuk u dekretua nga presidenti i republikës në atë kohë. Unë kam kërkuar të miratohet sepse do i hapë rrugë regjistrimit të pronës shtetërore. Presidenca rezulton edhe sot pa regjistruar”, ka thënë më ej ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spiro: 23/01/2023 13:13

    O Lame po ik nga ky post e ke bere katrahure tani u zgjove kur 80% te pronave shteterore i kane grabitur drejtorat e tu...

    Përgjigju
  • Loni: 23/01/2023 12:30

    Po ti o lame cfar ben aty ngrof karrigen u bere 8 vjet ne ate post po ben si kur ke ardhur dje.

    Përgjigju
  • minushe: 23/01/2023 11:18

    jepi token qe i takon cdo ish pronari ate bej...dhe mos i verdallis neper gjyqe se nuk po ben asnje pune aty ku je

    Përgjigju
    • Stefan: 23/01/2023 11:29

      Nga kryekërmat po i prisni pronat ju?!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka