Lame rikthehet te ALUIZNI
dorëhiqet drejtori teknik i PD

Lame rikthehet te ALUIZNI<br />dorëhiqet drejtori teknik i PD
Artan Lame rikthehet në detyrë si drejtor i ALUIZNI-t.

I larguar nga posti rreth 6 javë më parë, pas paktit Rama-Basha, Lame merr sërish detyrën që ka pasur.

Drejtori teknik i propozuar nga PD, Ibrahim Morina, ka dhënë dorëheqjen nga posti javën e kaluar, duke respektuar kështu periudhën tranzitore të zgjedhjeve. 

Ndërsa sot, Artan Lame është rikthyer në zyrën, ku hyri për herë të parë në shtator të vitit 2013.

Ndonëse deri tani janë larguar dy drejtorë teknikë të PD, ai i OSHEE Haki Mustafa dhe Ibrahim Morina i ALUIZNI-it, ende nuk është larguar nga detyra asnjë nga gjashtë ministrat teknikë dhe zv/kryeministrja.

Zv/kryeministrja Ledina Mandija, ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, e Financave Helga Vukaj, e Punës dhe Mirëqenies Sociale Xhuljeta Kërtusha, ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, i Drejtësisë Gazment Bardhi dhe i Shëndetësisë, Arben Beqiri, vijojnë normalisht detyrën. 

Dorëhiqen 2 këshilltarët e ministrit teknik të PD, Demiraj
Nisin dorëheqjet nga kabinetet e ministrave teknikë të PD.

Dy këshilltarët e Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj kanë dhënë dorëheqjen tek eprori. 

Burime të Report Tv nga ky dikaster, bëjnë me dije se Muhamet Rrumbullaku dhe Aleks Hajdari i kanë paraqitur ditën e sotme dorëheqjen ministrit Demiraj.

Rrumbullaku dhe Hajdari kanë qënë ish-drejtues Policie para viti 2013 dhe kanë mbajtur poste kyçe në Policinë e Shtetit.

Muhamet Rrumbullaku dhe Aleks Hajdari u morën si këshilltarë në Ministrinë e Brendshme menjëherë sapo Dritan Demiraj u emërua Ministër i Brendshëm.

Dorëheqje dhe te Financat
Ndërkohë, dorëheqjet kanë prekur edhe Ministrinë e Financave. Asllan Shehra, këshilltar i ministres teknike Helga Vukaj, ka dhënë dorëheqjen, ndërsa në vendin e tij është emëruar Eriselda Prishta. 

Këto janë dorëheqjet e para në nivel këshilltarësh pas marrëveshjes së 18-majit mes PD e PS, ku u emëruan 6 ministra dhe një zvëndëskryeministre teknike.

Deri tani, as zv.kryeministrja teknike, dhe as 6 ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike nuk janë larguar nga detyra.

Para pak ditësh u shkarkua drejtori teknik i OSHEE, Haki Mustafa dhe u rikthye në detyrë Adrian Çela.

Dorëheqjet vijnë vetëm pak ditë pas mbylljes së procesit zgjedhor. Burime të Report Tv thonë se pritet që të ketë edhe dorëheqje të tjera jo vetëm në Ministrinë e Brendshme, por edhe në dikasterët e tjera që drejtohen nga ministrat teknikë. 

Brenda muajit korrik pritet të dorëhiqen 6 ministrat
Pas dorëheqjeve të këshilltarëve pritet që brenda muajit Korrik të largohen edhe 6 ministrat teknik e zv/kryeminstrja teknike Ledina Mandija. Burimet saktësojnë se brenda kësaj jave 6 ministrat teknik do të paraqesin një raport për zgjedhjet e 25 qershorit dhe më pas do ti paraqesin dorëheqjen Kryeministrit Edi Rama.

Ja kush janë ministrat teknikë

-Dritan Demiraj, Ministër i Brendshëm
-Ledina Mandia, Zv Kryeministre
-Helga Vukaj, Ministre e Financave 
-Arben Beqiri, Ministër i Shëndësisë
-Xhuljeta Kërtusha, Ministre i Mirëqenies Sociale
-Mirela Karabina, Ministre e Arsimit dhe Sportit
-Gazmend Bardhi, Ministri i Drejtësisë

Edhe pse kanë kaluar 9 dite nga zgjedhjet e 25 Qershorit, as zv.kryeministrja teknike, dhe as 6 ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike nuk janë larguar nga detyra, pavaresisht se detyra e tyre e ngarkuar nga Basha ka mbaruar.

Ministrat u emëruan në detyrë më 19 Qershor, një ditë pas paktit Rama-Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre