Ylli i Spanjës, Lamin Jamal feston sot 17-vjetorin e lindjes, me shokët e Kombëtares.
Iberikët do të përballen me Anglinë në finalen e Europianit ku dhe do të kërkojnë trofeun, një dhuratë më e bukur se kjo nuk mund të ketë për talentin Jamal.
Ai ka thyer shumë rekorde gjatë këtij turneu dhe do të mbahet mend gjatë për supergolin e shënuar kundër Francës në gjysmëfinale.
“I kam thënë nënës time se nëse fitojmë Evropianin nuk dua asnjë dhuratë. I kam kërkuar vetëm që të mund të festoj fitoren në Madrid, së bashku me shokët e mi të skuadrës. Kjo është e gjitha. Mund të jetë një ditë e çmendur, me tifozë që do të jenë të çmendur nga gëzimi”, u shpreh Yamal.
Ai ka folur edhe për finalen e Euro 2024 kundër Anglisë.
"Duhet të vazhdojmë, ashtu siç bëmë kundër Gjermanisë dhe Francës. Të jemi vetvetja, të kemi kontrollin e lojës në çdo moment. Unë besoj se ne jemi më të mirët në këtë Evropian, askush nuk mund të na ndalë. Nuk shoh asnjë skuadër në lartësinë e Spanjës. Nga buron futbolli im? Futbolli im vjen nga rruga, nga lojërat me miqtë e mi”, theksoi Yamal ndër të tjera në intervistën e tij për Marca.