Lampard: Po pres me padurim Barcelonën, koha të hakmerremi

Lampard: Po pres me padurim Barcelonën, koha të hakmerremi
Mesfushori veteran i Chelsea, anglezi Frank Lampard, është i lehtësuar me kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe i kënaqur që është gjendur në listën e golashënuesve në ndeshjen çerekfinale ndaj Benficas. Por futbollisti i kombëtares së 3 luanëve kërkon tani finalen e madhe.

Lampard ka një synim të vecantë, hakmarrjen ndaj Barcelonës për eliminimin e padrejtë në 2009, kur londinezëve iu mohuan 4 penallti në Champions.

“Ishte një ndeshje e vështirë ndaj Benfica. Të fitonim 1-0 në udhëtim, na la në udhëkryq pasi ata kishin shanse që të fitonin ndeshjen. Shumë skuadra kanë llogari të hapura me Barcelonën, dhe Chelsea nuk bën përjashtim" tha Lampard.

"Mendoj se ata janë skuadra më e madhe në botë. Ata do të jenë favoritë por ne kemi shumë besim në vete. Ne duhet të performojmë në formën më të mirë për t’i mposhtur ata dhe besoj se mund ta bëjmë këtë”, ka thënë Lampard. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin