Lampedusa, identifikohen dymbëdhjetë trupa në fund të detit. Mes kufomave, edhe ajo e një të porsalinduri që përqafon nënën e tij

Lampedusa, identifikohen dymbëdhjetë trupa në fund të detit. Mes kufomave, edhe ajo e një të porsalinduri që përqafon nënën e tij

Zhytësit e Rojes Bregdetare të Lampedusa kanë identifikuar një varkë të vogël të fundosur të hënën e kaluar gjashtë milje nga bregu i Lampedusa dhe rreth
dymbëdhjetë trupa. 

Dyshohet se të imbarkuar kanë qënë 17 persona, 5 trupa të të cilëve ende nuk janë gjetur.

Varka e mbytur ndodhet në 60 metra thellësi. Trupat e të mbyturve u nxorrën në sipërfaqe nga roboti nënujor i Rojes Bregdetare i kontrolluar nga distanca.

Varka u mbyt në mëngjesin e datës 7 tetor vetëm 6 milje larg nga Lampedusa kur, pasi thirrën për ndihmë, në ‘sytë’ e anijeve të patrullës, disa prej migrantëve në bord filluan të acarohen duke shkaktuar përmbysjen dhe fundosjen e shpejtë të anijes që kishte filluar të fuste ujë.

Mes 12 trupave të gjetur, të gjithë me origjinë afrikane, ishte dhe trupi i një nëne e përqafuar nga fëmija i saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë