Ndahet nga jeta në moshën 84 vjeçare, këngëtari Andy Williams, i njohur me këngë si “Moon River” apo këngën e famshme “Can't take my eyes off you”.
Këngëtari vdiq në shtëpinë e tij në Brandson Missouri, pas një lufte një vjeçare kundër kancerit.
Andy Williams është i njohur për shumë këngë të cilat kanë bërë histori në botën e muzikës, përfshirë edhe këngën Moon River me interpretimin e së cilës fitoi edhe një Oskar, këngë e cila për herë të parë u shfaq në filmin Breakfast at Tiffany's.
Në vitin 1962 këngëtari nisi shfaqen e tij televizive të quajtur The Andy William Show, me të cilin fitoi tre çmime EMMY.
Këngëtari ishte një nga yjet më të mëdha të viteve 60- 70, stili i thjeshtë si dhe zëri i mrekullueshëm i të cilit bëri që Presidenti i asaj kohe Ronald Reagan ta quante atë "thesar i kombit".
Williams ndërroi jetë gjatë ditës së martë në mbrëmje, duke lënë pas gruan e tij Debbie si dhe tre djemtë Robert, Noelle dhe Christian.
(ed.ka/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com