Lamtumirë qendër, pas 53 vitesh
BBC zhvendoset në periferi

Lamtumirë qendër, pas 53 vitesh <br />BBC zhvendoset në periferi
Kamerat janë fikur, ndërsa stafi ka marrë me vetë kasetat dhe çdo material arkivor për t’u drejtuar diku në periferitë e Londrës. Lamtumirë qendër.

Pas 53 vitesh BBC është zhvendosur nga qendra e qytetit për në periferi.

Ndërtesa ikonë daton që nga 29 qershor 1960. Daily Mail e quan mbylljen e një epoke të tërë. Fotografitë tregojnë ftohtësinë e korridoreve bosh dhe gazetarët që nuk vrapojnë më nëpër to.

Fotografi Kris Wook, 26 vjeç nga Chiswick tregon momentet kur shkrepte aparatin e tij brenda televizionit legjendar.

“Kisha kohë që e dija se ata do të shpërnguleshin. Njëherë ishte caktuar Shkurti por më pas u shty deri në Mars. Isha me fat që pata mundësi të përcjell me aparatin tim këto moment”.

Pyetje që ngrihet në artikullin e Daly Mail është: A do të jetë ky ndryshimi i vetëm për BBC?

Redaksia Online
(mk/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)