TIRANE - Ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të ish-kryeministres së Britanisë Margaret Thatcher i janë bashkuar edhe liderët e dy partive më të mëdha në vend, Sali Berisha dhe Edi Rama.
Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, kreu i Partisë Socialiste, Rama shkruan për madhështinë e kësaj gruaje në politikë. “Një grua e madhe që dhe armiqtë e respektuan thellë”, shkruan Rama.
Lideri i opozitës vë theksin në shprehjen e famshme të Thatcher “Zonjës së Hekurt” e cila thoshte se politika është bindje jo konsensus. “R.i.p”, mbyll shkrimin numri një i opozitës Edi Rama.
Ndërkaq në ngushëllimin e tij, kryeministri Berisha ka zgjedhur të sjellë në memorie takimin e parë me Margaret Thatcher, e cila e pyeti për shqiptarët e Kosovës dhe masakrat e tyre nga "kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviç"
“Shqiptarët sot kanë humbur një mike të madhe të çështjes së tyre të drejtë. Në memorien time mbetet gjithnjë i paharruar dhe i gjallë takimi i parë me ish Kryeministren Thatcher, në Blackpool. Kisha vetëm 3-4 muaj në politikë dhe në audiencën që më akordoi, pas përshëndetjes e nisi bisedën duke me pyetur me fjalët më të para: Më thuaj si po i masakron vëllezërit tuaj në Kosovë kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviç”, shkruan kryeministri Berisha.
Duke shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jta të ish-kryeministres britanike, Berisha shprehet përmes një mesazhi shpërndarë për mediat, se Britania e Madhe dhe bota perëndimore humbën “një nga personalitetet politike udhëheqëse më të shquara të të gjitha kohërave”
“Legjendë e gjallë e vendosmërisë dhe përkushtimit ndaj saj, reformatore e madhe që ngriti në zenit ekonominë, potencialin e gjithanshëm dhe emrin e madh të vendit të saj. Për kombe të tjera, ish Kryeministrja Thatcher ishte simboli i pathyeshëm i luftës kundër komunizmit, avokate e pamposhtur e lirisë, vlerave të saj dhe paqes në botë”, shprehet shefi i mazhorancës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com