Hamdi Salihi ka njoftuar me anë të një postimi në rrjete sociale se ndeshja e tij e ardhshme në kampionatin austriak do të jetë dhe e fundit për të në karrierë. Dikur shpresa e kombëtares shqiptare të futbollit, Salihi vjen pas një karrierë të gjatë jo vetëm në Shqipëri por dhe në Austri, SHBA, Izrael e Kinë.
35 vjeçari i lindur në Shkodër fillesat e tij i nisi tek Vllaznia e Shkodrës. Më pas sulmuesi i talentuar transferohet tek Panionios në Greqi, për t'u rikthyer fuqishëm në Shqipëri por kësaj rradhe me Tiranën. Pas 3 vitesh të sukseshmë të Tirana duke shënuar dhe 42 gola Salihi vendos transferimin në Evropë.
Në Austri Salihi luan tek SV Ried dhe Rapid Wien duke kapur dhe kulmin e karrierës së tij si futbollist. Pas 5 vitesh Salihi do të kalonte disa eksperienca të shkurtra në SHBA, Kinë, Izrael dhe me Skënderbeun e Korçës në Shqipëri për ta mbyllur tek amatorët e Wacker Innsbruck në Austri.
Por ajo për çfarë do të mbahet mend shkodrani janë paraqitjet e tij me kombëtaren shqiptare të futbollit. Nuk do të harrohen lehtë golat e tij me kombëtaren, dhe sidomos ai në Norvegji 22 marsin e 2013, i cili bëri të ëndërrojmë për disa muaj se Shqipëria mund të arrinte të kualifikohej në një botëror. Salihi është ende golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të kombëtares shqiptare të futbollit duke lënë pas Erjon Bogdanin.
Postimi i Hamdi Salihit në rrjete sociale
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Zemra kuqezi', Ylber Ramadani: Në kualifikueset e Botërorit do të tentojmë surprizën! Rashica: Kombëtarja ëndërr për mua
28 Janar, 12:40
-
Mori komandën, trajneri i Egnatias: Kundër Vllaznisë ishte një finale e vogël! Brdaric: S'u shpërblyem për atë që dhamë në fushë
27 Janar, 15:58
-
Superliga/ Egnatia fiton kundër Vllaznisë në Shkodër dhe merr kreun, Laçi befason AF Elbasanin
26 Janar, 19:13
-
KF Vllaznia kërkesë Këshillit Bashkiak: Tribunat e 'Loro Boriçit' të emërtohen me emrat e 4 legjendave shkodrane të futbollit! Mbështetet nga Benet Beci
21 Janar, 18:33
-
Të gjithë të 'çmendur' pas talentit shkodran të Kombëtares, katër klube evropiane duan Kevin Dodaj
21 Janar, 17:12
-
Vllaznia 'fundos' Skënderbeun, fitojnë Partizani dhe Dinamo! Tre skuadra kryesojnë renditjen me pikë të barabarta
19 Janar, 21:31
-
'Pyesni Da Silvën për dështimin e transferimit', Thomas Brdaric: I paqartë pse Vllaznia e ka merkaton të bllokuar
18 Janar, 15:30
-
Shqipëria i jep lamtumirën Sabah Bizit, homazhe në 'Loro Boriçi'! Një minutë heshtje në ndeshjet e fundjavës
17 Janar, 11:45
-
Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e futbollit shkodran dhe Kombëtares! Vllaznia homazhe në stadiumin 'Loro Boriçi'
16 Janar, 13:52
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kupa e Shqipërisë/ Dinamo luan 'tenis', Egnatia 'poker' krutanëve! Në çerekfinale edhe Skënderbeu
15 Janar, 15:20
-
Vllaznia nuk gjen paqe nga borxhet, FIFA i bllokon sërish merkaton
15 Janar, 08:55