Pas ndarjes nga jeta në mënyë të parakohëshme të gazetares dhe moderatores së njohur Adelajda Xhamani, nesër do të përcillet për në banesën e fundit  në qytetin e saj  të lindjes në Kavajë.

Homazhet në  nder të së ndjerës do  të mbahen nesër në orën  12:00 në Kinemanë e qytetit , ndërsa varrimi  në orën 14:00. Gazetarja Xhamani është ndarë nga jeta në moshën  31-vjeçare. Ajo u gjet e vdekur në banesën e saj në Tiranë, ndërkohë  si shkak paraprak  për vdekjen e saj mendohet të jetë goditur nga një arrest kardiak. Ajo jetonte vetëm në Tiranë, ndërsa familjen e saj e kishte në Gjermani.
 

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com