Lamtumira ndaj energjisë nukleare
do i kushtojë Berlinit 32 mld euro

Lamtumira ndaj energjisë nukleare <br />do i kushtojë Berlinit 32 mld euro
BERLIN – Do të kushtojë 32 miliardë euro gjatë viteve të ardhshme zgjedhja gjermane për t’i thënë lamtumirë përdorimit civil të energjisë nukleare. Është një peshë shumë e rëndë për llogaritë publike, por fuqia kryesore evropiane ka vendosur që të mos tërhiqet mbrapsht. “Ndryshimi në politikat energjitike që vendosëm një vit më parë është totalisht e realizueshme”, ka deklaruar kancelarja federale, Angela Merkel.

Në vitin 2011 incidenti i Fukushimës në Japoni shtyu Berlinin të rimendonte strategjinë e furnizimit energjetik. Angela Merkel, që në 2009 kishte anuluar vendimin e qeverive të mëparshme për t’i dhënë lamtumirën energjisë nukleare, në atë rast ndryshoi mendje.

Praktikisht, kancelarja kishte nxjerrë nga frigoriferi planet e SPD-së dhe të të Gjelbërve, duke përshpejtuar edhe kohërat. Centrali i fundit nuklear gjerman, në fakt, do të fiket që në vitin 2022. Nga 17 reaktorët që ndodhen në territorin gjerman, sot funksionojnë pak më shumë se gjysma dhe kjo për shkak të fikjeve për kontrolle të ashpra sigurie që shpesh kanë vendosur autoritetet.

Dhe që nga viti i kaluar përqindja e energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme është njësoj ose më e madhe se ajo e centraleve atonike, thënë ndryshe gati një e treta e energjisë totale.

Për ekonominë e parë evropiane dhe të katërtën në rang botëror, lamtumira ndaj nukleares është e mundur dhe në përputhje me rritjen ekonomike të vendit. Por perspektiva e një roli më të rëndësishëm të centraleve me gaz mund të rrisë varshmërinë nga furnizimi me gaz, sidomos ai rus. Dhe në ditët e ardhshme presidenti rus Putin pritet të zhvillojë një takim me Angela Merkel në Berlin.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën