Lamtumira për Leka Zogu I
Qeveria: Homazhet në Kuvend

Lamtumira për Leka Zogu I<br />Qeveria: Homazhet në Kuvend
TIRANË – Ceremonia funebër e organizuar nga shtetit shqiptar për nder të pretendetit për fronin mbretëror, Leka Zogu I do të mbahet në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi i marrë një ditë më parë nga qeveria shqiptare zbardh edhe të tjera detaje të ceremonialit shtetëror.

Në faqen zyrtare online të Këshillit të Ministrave janë publikuar vendimet e plota për ditën e zisë kombëtare dhe ceremoninë zyrtare, e cila do të organizohet nga një komision i posaçëm shtetëror.

Sipas vendimit komisioni shtetëror do të përbëhet nga:

• z. Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme;
• z. Aldo Bumçi, ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve;
• z. Arben Imami, ministër i Mbrojtjes;
• një përfaqësues i Oborrit Mbretëror Shqiptar;
• një përfaqësues i protokollit të Shtetit;
• një përfaqësues i protokollit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë


“Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e shtunë, datë 3.12.2011, ora 10.00 deri 12.00, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ndërsa ditën e shtunë, kur sipas kryeministrit Berisha do të jetë ditë zie kombëtare, në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma