Lamtumira për Leka Zogun,
Braçe: Topalli shkeli Kushtetutën

Lamtumira për Leka Zogun,<br />Braçe: Topalli shkeli Kushtetutën
TIRANË – Të shtunën do të mbahet ceremonia funebër në nderim të pretendentit për fronin mbretëror Leka Zogu I. Sikundër vendosi qeveria, ceremonia do të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe kryetarja Jozefina Topalli ka vendosur të hapë dyert e seancës plenare për homazhet.
Por, ky vendim i Topallit ka shkaktuar rebelimin e opozitës. Siç shkruan e përditshmja “Shqiptarja.com” në numrin e saj të sotëm, nënkryetari i grupit kuvendor socialist, Erion Braçe e akuzoi kryetaren e Kuvendit se po shkel Kushtetutën e vendit.
“ Me ç’të drejtë? Ka qenë ndonjëherë Leka Zogu deputet? Jo! Nuk ka qenë as president dhe as ministër. Ai ka qenë vetëm një shtetas. Dhe për cilin shtetas, Jozefina i ka hapur ndonjëherë dyert e Kuvendit? Për asnjë”, vazhdoi retorikën e tij socialisti Erion Braçe.
Sipas tij, Topalli shkel Kushtetutën duke cilësuar Mbret një njeri të vetë shpallur të tillë.
Nga ana tjetër, Braçe ironizoi kryeministrin Berisha se flet për familje mbretërore në një republikë parlamentare.
“Kjo nuk ka lidhje me shqiptarët, por ka lidhje ndoshta vetëm me oborrin mbretëror”, ka deklaruar numri dy i grupit të deputetëve socialistë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën