Lamtumirë demokracisë në Turqi

Lamtumirë demokracisë në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Disfatat nuk vijnë në diskutim për Erdoganin. Aq më tepër kur bëhet fjalë për Stambollin. Pasi në 31 mars përfunduan – në thelb – zgjedhjet komunale në Turqi, ishte e qartë se në metropolin e Bosforit do të kishte vazhdim.

Edhe nëse fituesi i zgjedhjeve Ekrem Imamoglu i partisë CHP e ka marrë dokumentin e emërimit si kryetar bashkie i qytetit me 15 milionë banorë, AKP-ja dhe Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan përdorin të gjitha mjetet që të mos e humbasin Stambollin.

Në fillim u kërkua të rinumërohen votat në qarqet me rezultat të ngushtë, pastaj u tha se ka pasur parregullsi me fletët e votimit. Por tani thuhet se personat që drejtonin njësitë zgjedhore në kutitë e votimit nuk kishin qenë nëpunës civilë të shtetit. E çuditshme është vetëm se të gjithë kryetarët e njësive zgjedhore qenë anëtarë të AKP-së.

Vendim përfundimtar

Edhe nëse në zgjedhjet e kaluara problemet që ndodhën qenë më shumë se vetëm parregullsi, këshilli i lartë i zgjedhjeve gjithmonë i pati hedhur poshtë të gjitha ankesat e opozitës. Por tani veprohet me një procedurë tjetër. Një fakt është megjithatë me rëndësi vendimtare – vendimi i Këshillit të Lartë të Zgjedhjeve është goditja finale kundër demokracisë në Turqi.

A lindin pyetje tani? Pse e pranon Këshilli i Lartë i Zgjedhjeve ankesën e AKP-së? Pse u shty tri herë vendimi? Si do të reagojnë bursat për përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll? Përgjigje për këtë nuk ka. Ka vetëm spekulime. Presionit të Erdoganit nuk i rezistoi as Këshilli i Lartë i Zgjedhjeve. Vendimi i Këshillit të Lartë të Zgjedhjeve veç kësaj është përfundimtar. Ai nuk mund të kontestohet më.

Ushqim i rëndë për Ramazanin

Taktikisht ishte vendim i zgjuar zgjedhja e ditës së sotme për shpalljen e vendimit. Ditën e parë të Ramazanit, mundësia që të dalin në rrugë masa të mëdha njerëzish për të protestuar është e vogël.

Dhe që vendimi u bë i ditur pas mbylljes së bursës, tregon se shpresohet që tregjet do ta neglizhojnë atë dhe nuk do të reagojnë në mënyrë masive. Por këto janë llogari të gabuara.

Ekspertët e ekonomisë spekuluan që ditët e shkuara se Lira turke do të humbasë në mënyrë masive vlerë përballë Euros dhe Dollarit, po të përsëriten zgjedhjet.

Por një gjë megjithatë është e qartë: pavarësisht si do të votohet në 23 qershor – demokracia në Turqi ka humbur që tani. (DW)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur