"Lamtumirë Françesk Radi!
I dënuar të kujtohesh përjetë"

I dënuar të kujtohesh përjetë"">
Mes lotëve e dhimbjes, i është dhënë lamtumira e fundit kantautorit të njohur shqiptar Françesk Radi.
 
Familjarë, miq, kolegë por edhe fansa të tij të shumtë kanë mbushur hollin e Radio Televizionit Shqiptar për të nderuar kujtimin e tij dhe në shenjë mirënjohje për atë që ai la pas.
 
Homazhet nisën në orën 10:00 dhe kanë vijuar deri në 12:00 në ambientet e RTSH, aty ku Françesk Radi punoi për disa vite me radhë.

Me në sfond këngët e tij që kanë lë gjurmë, me lule të ndryshme dhe me duartrotiktje të shumta, sot Françesk Radi u përcoll për në banesën e fundin. 

[gallery]21696[/gallery]
Tefta Radi: U dashurova me Frankon kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin
Edhe në këtë ditë, bashkëshortja e kantautorit Françesk Radi, Tefta Radi nuk ka reshtur të shprehë dashurinë e madhe për Frankon, ashtu siç e quan ajo.

Ikona e TVSH, mes lotëve, dhe zëri që i dridhej, u shpreh kompozitori i ka mësuar asaj se çfarë është dashuria dhe dinijteti në këtë jetë.
 
““Dua thjesht t’ju përshëndes, t’ju falenderoj për respektin ndaj Frankos, dua të them se unë u dashurova me Frankon atëherë kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin dhe prej tij u bëra kopje e tij, mësova si të dashuroj, si të punoj dhe si të kem dinjitet. Faleminderit të gjithëve për respektin, tha Radi mes loteve. 



tefta radi
Bashkëshortja e Francesk Radit Tefta Radi


Lalo: Jo politikanë këtu, na e ka nxirë jetën ne artistëve
I indinjuar, kompozitori Aleksandër Lalo është shprehur kundër pranisë së politikanëve në ceremoninë e lamtumirës së fundit për Radin.
 
Ai tha se nuk u takon aspak që të japin deklarata për një artist si Radi, por edhe për artistët në përgjithësi, sepse sipas tij, politika nuk ka bërë asgjë tjetër përveçse ua ka nxirë jetën atyre.
 
“Nuk do kisha dëshirë të vinin politikanë sepse na e kanë mërzitur jetën, nuk doja as të jepnin intervista se nuk e njohin fare", u shpreh Lako. 
 
Me lot në sy, ai ka kërkuar një duartrokitje të madhe për kolegun, mikun e tij Françesk Radin.

aleksander lalo
Aleksandër Lalo

francesk radi
 ( Kantautori Françesk Radi përcillet për në banesën e fundit )

Françesk Radi u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza", pasi qëndroi në gjendje kome prej një jave. Kantautori shqiptar pësoi një hemorragji cerebrale, e cila i mori dhe jetën.  

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë