Lamtumirë Joe Biden! Presidenti që ‘shëroi’ ekonominë, por nuk e kuptoi ëndrrën e re amerikane

Lamtumirë Joe Biden! Presidenti që ‘shëroi’ ekonominë, por nuk e kuptoi ëndrrën e re amerikane

Joe Biden

Nëse Kamala Harris do të bëhet sot gruaja e parë dhe e para afroziane presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, merita historike do t’i shkojë presidentit demokrat në largim, Joe Biden. Nëse humbet, e mundur nga republikani Donald Trump, faji historik do të bjerë mbi Joe Biden. Ky paradoks logjik është tipik për jetën e Biden-it, të përshkuar nga suksese të hershme, senator që në moshën tridhjetë vjeçare, dhe nga zhgënjime të hidhura: përpjekjet e dështuara për Shtëpinë e Bardhë herë pas here, deri te rikthimi i befasishëm i vitit 2020, kur kopertina e revistës "The Economist" e jepte si të mundur që në zgjedhjet paraprake nga socialisti Bernie Sanders. Me tragjeditë paralele familjare, gruaja e tij e parë dhe vajza e vogël humbën jetën në një aksident rrugor, djali Beau u prek nga kanceri dhe djali i dytë Hunter i përfshirë në procese gjyqësore.

Pa Biden, Harris nuk do të ishte zgjedhja e ‘bosëve’ të Partisë Demokratike, ish-presidenti i ‘ftohtë’ Barack Obama, ish-kryetarja e ashpër të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, të cilët preferonin një kandidat ‘standard’: burrë, i bardhë, guvernator lokal, dhe i papërfshirë në antipatinë ndaj Biden që bashkon shumicën e votuesve. Por, kur, pas debatit të dhimbshëm me Trump, Biden-i i pavendosur, i pasigurt dhe i përhumbur e pranoi më në fund hapin e lamtumirës, me krenarinë e një luftëtari irlandez, ai emëroi Harris-in, dhe askush nuk mundi të bënte asgjë për këtë.

Kundër Harris, megjithatë, deri në votën e fundit do të peshojë pakënaqësia helmuese që vendi ia atribuon Biden-it, të cilin e konsideron përgjegjës për inflacionin, për emigracionin, zhgënjimin tek te të rinjtë. Gara e vitit 2024 ka qenë kështu një duel me hijen e Joe Biden-it: Trump-i duke u përpjekur t’ia kalojë atë Harris-it, ndërsa ajo përpiqet të çlirohet prej saj, deri te gafa e çuditshme për "plehrat" trumpiane që e detyroi liderin e moshuar të heshtë.

Këto janë kronikat e fushatës së vitit 2024, më e ashpra e dekadave të fundit. Po Historia, çfarë do të thotë për Joseph Robinette Biden, që më 20 nëntor mbush 82 vjeç, katolik, bashkëshort i Jill-it me origjinë italo-amerikane? Në një perspektivë më të gjerë, gjykimi mund të jetë krejt ndryshe nga fjalët keqdashëse në rrjetet sociale dhe nga skepticizmi i liderëve demokratë. Në fakt, asnjë president i SHBA-së, as Lyndon Johnson, në vitet 1963-1968, me planin e Great Society, ndoshta vetëm F.D. Roosevelt, në vitet 1932-1945, me revolucionin e Neë Deal, nuk ka miratuar reforma nxitëse për ekonominë si ato që Biden-i ka arritur të miratojë në Kongres falë përvojës dhe diplomacisë së tij si senator i vjetër, pavarësisht shumicave të paqëndrueshme, në bashkëpunim me të pavarurin e vështirë Manchin.

Vlen të kujtojmë përmasat e Bidenomics, të pakrahasueshme në Evropë dhe që me suksesin e saj në rritje dhe punësim ngjalli zili edhe në Itali: Plani i Shpëtimit Amerikan i vitit 2021, post-Covid, me 1,900 miliardë dollarë për klasat e varfra dhe të sëmurët; më pas Akti për Infrastrukturën, me 1,200 miliardë dollarë për 10 vite për rrugë, ura, porte, hekurudha, aeroporte, i miratuar triumfalisht me 69 vota pro dhe 30 kundër në Senat, me Biden-in që thotë tani nostalgjik: «Sikur të kisha vendosur në çdo kantier tabelën “Ky është një projekt i Joe-t”, do të më kishin kuptuar»; Akti për Uljen e Inflacionit për reduktimin e deficitit federal, çmimin e barnave dhe për ringjalljen e energjive të rinovueshme, me 800 miliardë dollarë investime; dhe Akti për Çipat, teknologji dhe kulturë, me 280 miliardë fonde.

Pse gjithë kjo përpjekje shtetërore dhe gjithë këto të dhëna pozitive ekonomike nuk ia siguruan fitoren Biden-it? Përgjigjja e parë qëndron te lodhja, fizike dhe mendore, e presidentit, që është dukur i brishtë për një vend të shqetësuar nga inflacioni, emigracioni, ndalimi i abortit dhe luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. E dyta lidhet me një nyjë psikologjike, të cilën kritiku Nicholas Lemann e përshkruan mirë kur citon një studim të Pew: 92% e amerikanëve tani preferojnë stabilitetin ekonomik ndaj promovimit social. Në shekullin XXI, ëndrra amerikane nuk është më të rritesh, por të mos rrëzohesh, të mos humbasësh statusin, siç ka ndodhur për shumë prindër dhe gjyshër.

‘Gjyshi’ Biden, pavarësisht reformave strukturore, nuk ka arritur t’i qetësojë bashkëqytetarët e stresuar. Megjithatë, siç vë në dukje politologu Jacob Hacker, ai ka shkrirë përgjithmonë ideologjinë neoliberale të përqafuar nga Bill Clinton në 1992, për për të adresuar nevojat e të paprivilegjuarve, të cilët janë joshur nga populizmi i Sanders-it në të majtë dhe sovranizmi i Trump-it në të djathtë, një popull në vuajtje që Obama nuk arriti ta njohë.

Partia Demokratike sot është më në të majtë se njëzet vjet më parë, një paralajmërim për socialistët evropianë. Nëse Kamala Harris zgjidhet, do të duhet të vendosë nëse do të ndjekë gjurmët e Biden-it apo do të kthehet te rruga e Clinton-it. Në dy muajt që e ndajnë Biden-in nga pensioni dhe nga libri klasik me kujtime, ai e di se përpara ka kërcënimet e Putinit në Ukrainë dhe luftërat në Lindjen e Mesme: nëse fiton Trump, ai do të jetë i pafuqishëm përballë gjithçkaje, por nëse fiton zv/presidentja e tij, Harris, atëherë do t’i takojë “luanit të vjetër” një "Hurrah" e fundit!/ La Repubblica

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 06/11/2024 14:35

    Sheroi ekonomine amerikane ???!!! Ishin reformat e mepareshme te Tramp qe ky i mbajti ne efekt qe dhane rezultate.

    Përgjigju
  • aldi: 06/11/2024 14:17

    Shurrak

    Përgjigju
  • Altin: 06/11/2024 14:13

    Po tani lideri jone do mbaje penen bashke me shba-te neper samitet nderkombetare?

    Përgjigju
  • Uahahahaha: 06/11/2024 10:50

    Xhoel Bidoni esht me origji shqiptare pra pellazg

    Përgjigju
  • tani: 06/11/2024 06:05

    BIDEN duhet te themi qe ka qene mje president i nderusr dhe respektuar...

    Përgjigju
  • Ed jupi: 06/11/2024 04:12

    Flliqsire ... Faleminderit zotit qe largohet ky dhe zevendsja ktij

    Përgjigju
  • Levizjet: 06/11/2024 02:41

    Pas Biden mesa duket ne Shqipëri do na ike edhe Rama , shah mat ! Mesa duket luajti gabim ne levizjen me tre piksh!!!

    Përgjigju
    • Albfire: 06/11/2024 10:26

      Po, po! Aty mbajeni se e keni ne rregull! Me kete logjiken multi -sporteshe nga “shah mat” ne “tre pikesh” do e mundni Ramen! Akoma nuk e kuptoni se duhen alternativa dhe jo shpresa se kush zgjidhet neper bote. Keshtu shpresuat edhe kur u zgjodh Meloni por prape me gisht ne goje ngelet! Po e njejta gje kur Trump u zgjodh heren e pare por asnje gje nuk ndodhi! Budalla eshte ai qe ben te njejten gje dhe pret rezultat ndryshe!

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK