I vranë babanë dhe xhaxhanë, Asmer Bilali: Lamtumirë kampionë

I vranë babanë dhe xhaxhanë, Asmer Bilali: Lamtumirë kampionë

Asmer Bilali dhe babai i tij, Astrit Bilali

Asmer Bilali, ish-kampion i boksit humbi dje babanë dhe xhaxhanë, të cilët u ekzekutuan me armë zjarri. 30-vjeçari që ndodhet në burg (lexo ketu), pas vrasjes së babait Astritit dhe xhaxhait të tij Brahimit ka reaguar duke shpërndarë lajmin e një portali mbi vrasjen e dyfishtë me titull “Lamtumirë kampionë” për babanë dhe xhaxhanë e tij të cilët kanë qenë sportistë në garat e hipizmit.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjet, ndërsa sot u zbardhën detaje të reja. Shqiptarja.com mësoi se në momentin kur autorët e vrasjes kanë qëlluar në drejtim të dy vëllezërve, 59-vjecari Astrit Bilali u është kundërpërgjigjur atyre duke qëlluar me pistoletë.

Në brendësi të mjetit tip 'Benz' që autorët i vendosën flakën pas ngjarjes është gjetur edhe arma e krimit tip automatik e cila është përdorur në vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali. Astmer Bilali, u arrestua vitin e kaluar si pjesë e grupit "Bajri" në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Dyshohet që pikërisht lufta mes këtyre bandave të këtë sjellë viktimat e radhës.

Postimi i Asmer Bilalit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'