Lufta mes bandave në Shkodër/ Vriten babai dhe xhaxhai i ish-boksierit të 'Bajrave' (VIDEO)

Lufta mes bandave shënon dy viktima të radhës në kryeqendrën e Veriut të Shqipërisë. Dy vëllezër, Astrit dhe Ibrahim Bilali, 59 dhe 61 vjeç, u ekzekutuan me breshëri plumbash kur sa po dilnin nga banesa e tyre në lagjen "Kiras". Një atentat i mirëfilltë mafioz. Astrit Bilali eshte babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit "Bajri" në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Dyshohet që pikërisht lufta mes këtyre bandave të këtë sjellë viktimat e radhës.

Astrit Bilali ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Shkodrës. Kishte në pronësi të tij një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trasëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali. Ndërkohë edhe Ibrahim Bilali është ish-kampion i hipizmit.

Astmer Bilali ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Të dy ishin duke kalëruar në resortin e hipizmit në pronësi të babait të Astmerit, sot i ekzekutuar në qendër të Shkodrës bashkë me vëllain e tij.

Atentati i dyfishtë ndodhi rreth orës  09:45, në vendin e quajtur "Zooteknika". Policia thotë se autorët janë ende të paidentifikuar, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, pak metra larg vendit ku u vranë vëllezërit, në një rrugicë të lagjes, autorët dogjën makinën e krimit me targë AA369RV.

Në ndihmë të Policisë së Shkodrës janë vënë forcat FNSH Shkodër, ku janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja në një perimetër të gjerë të zonës me qëllim kapjen e autorëve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:11
Edhe ministri Lleshaj shkon në Shkodër pas atentatit

Edhe ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj mbërriti në Shkodër pas atentatit të rëndë ndaj dy vëllezërve Bilali sot në lagjen Kiras. Më herët në Shkodër mbërriti edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa postblloqe të shumta policia janë ngritur në pikat kryesore. 

Ora 14:23
Brahim Bilali i dekoruar nga Presidenti Nishani, ja motivacioni

Më 1 prill të vitit 2015 Presidenti i asaj kohe Bujar Nishani i kishte dhënë dekoratë Brahim Bilalit.

“Dekorata e Artë të Shqiponjës" ju akordua me numër dekreti 9030, me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë të spikatur kundër diktaturës dhe shtypjes, si dhe sakrificave të pamohueshme në shërbim të përhapjes së vlerave të lirisë dhe demokracisë”.

Brahim Bilali ishte drejtues i shoqatës "2 Prilli".

Ora 13:59
Ardi Veliu 'i qëndron në kokë' hetimeve për atentatin. Merren në pyetje anëtarë të familjes Lici

Edhe kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu mbërriti në qytetin e Shkodrës pas atentatit të dyfishtë të vëllezërve Bilali. Së bashku me shefin e Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe drejtorin e Policisë Kriminale Tonin Vocaj, Veliu zhvilloi një mbledhje në drejtorinë e policisë për të vënë piketat kryesore në hetimin e kësaj ngjarje dhe zbulimin e autorëve.   

Policia ka kryer kontrolle edhe në shtëpisë e fisit Lici. Mësohet se janë marrë në pyetje pjesëtarë të familjes Lici në lidhje me vrasjen

1553944951_policiatelicajtshkoder.jpg

Policia kontrolle dhe shoqerime ne familjesn Lici
Ora 13:02
Targat e makinës së autorëve, false

Targat e automjetit të përdorur nga autorët, AA 369 RV, dyshohet se janë false. Pasi nga hetimet e deritanishme të policisë, rezulton se ato i përkasin një automjeti tjetër, Volkswagen Polo.

Ora 11:49
Gabimi i autorëve në atentatin e dyfishtë në Shkodër që mund të çojë drejt zbulimit të tyre (FOTO)

Autorët ende të paidentifikuar të atentatit të dyfishtë në Shkodër, të cilët dyshohet të kenë qenë dy persona, pasi vranë vëllezërit Bilali, dogjën makinën e krimit. Automjeti u gjet duke u djegur pak metra larg zonës ku u vranë Brahim dhe Astrit Bilali, në një rrugicë të lagjes "Guerile".

Forcat zjarrfikëse të njoftuara për ngjarjen, bënë të mundur shuarjen e flakëve duke mos lejuar djegien e plotë të makinës. Kjo është një shenjë e mirë për policinë kriminale, e cila mund të gjejë gjurmë të autorëve nga fakti që makina nuk është shkrumbuar.

Djegia e makinave pas krimit është një metodë që përdorin autorët në atentate kriminale për të fshehur gjurmët. Por në këtë rast, makina nuk është djegur plotësisht në brendësi të saj, dhe pritet të shihet nëse do mund të gjendet ndonjë gjurmë sado e vogël që mund të conte në identifikimin e autorëve.

1553943052_MAKINA.jpg

Ora 11:18
Artan Hoxha: Gjithë Shkodra e di se nga cila shtëpi po i ndjekin lajmet në Tv autorët

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një bilanc tragjik të vrasjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës, ku në 8 muaj janë shënuar 11 viktima, së bashku me dy vëllezërit e ekzekutuar sot në lagjen Kiras. Ai kritikon punën e policise duke theksuar se gjithe Shkodra i di vrasesit.

Shkrimi

Kambanat ranë për ata që s'kanë vesh!

Ekzekutohen vëllezërit Brahim dhe Astrit Bilali. Viktimat numër 10 dhe 11 të një seriali vrasjesh që nisi vetëm 8 muaj më parë, më 15 korrik 2018, kur para pallatit ku banonin u ekzekutuan ish-polici Boran Bercana dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci që mbante në prehër foshnjën e saj.

Kambanat e alarmit ranë për ata që nuk kanë vesh, dhe kur s'ke vesh bilanci dihet...

Kjo e sotmja është thjesht kronika e një vrasje të paralajmëruar...

Policia e Shkodrës, që është kthyer në ndërmarrje funerale, pasi vetëm mbledh kufoma rrugëve të qytetit, deklaron se autorët janë të panjohur dhe kanë ikur në drejtim të paditur...

Vetëm 8 muaj, 11 viktima, asnjë vrasje e zbuluar, asnjë emër autori, asnjë vrasës në burg. Për zinxhirin komandues të policisë së Shkodrës, nëse nuk kujtohet kush tu largojë nga detyra, bëhuni burra jepni dorëheqjen se më keq se kaq nuk ka ku shkon.

Në të vërtetë gjithë Shkodra e di kush janë vrasësit dhe në çfarë drejtimi kanë ikur, madje dhe në çfarë shtëpie janë duke ndjekur lajmet mbi vrasjen në tv.

1553941103_brahititi.jpg

Dy vellezerit Astrit dhe Brahim Bilali
Ora 11:12
Vjen njoftimi i parë i Policisë për atentatin e dyfishtë në Shkodër

Policia e Shkodrës ka dhënë informacionin e parë zyrtar për vrasjen e dyfishtë që tronditi Shkodrën sot.

Informacioni paraprak i policisë

Me datë 30.03.2019, rreth orës 09:45, në lagjen "Guerile" në vendin e quajtur "Zooteknika", nga persona ende të pa identifikuar janë vrarë me armë zjarri shtetasit  A. B. 59 vjeç dhe B. B., 61 vjeç (vëllezër).

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët pas ngjarjes janë larguar me një automjet i cili është gjetur duke u djegur në një rrugicë në brendësi të lagjes ku ka ndodhur ngjarja.

Në ndihmë të Policisë së Shkodrës janë vënë forcat FNSH Shkodër, ku janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja në një perimetër të gjerë të zonës me qëllim kapjen e autorëve. 

Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është nisur një grup i posaçëm me ekspertë dhe drejtues të Policisë Kriminale dhe asaj të Rendit për t'ju bashkuar grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë të njoftojnë  në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147 duke ju garantuar ruajtjen e plotë të  anonimatit.

Ora 11:00
Dy vëllezërit e ekzekutuar sot në Shkodër, ja arsenali i armëve që ju zbulua në 2016-ën (VIDEO)

Në qershor të 2016-ës Astmer Bilali u dyshua si bashkëpunëtor për një plagosje të ndodhur në Shkodër gjatë një vjedhje, pasi u ka siguruar autorëve armët pa leje.

Në atë kohë u arrestua edhe babai i tij, sot i vrarë, Astrit Bilali, 59 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën armatime të cilat i dispononte pa lejen e autoriteteve. U sekuestruan: 1 arme gjahu çifte - 1 pistoletë me mulli pa numër - 1 armë gjahu shotgan - 1 thikë dhe 25 copë fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Po ashtu, u arrestua Brahim Bilali, gjithashtu i ekzekutuar sot në atentat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën: - 3 arme zjarri kallashnikov, - 1 silenciator me ngjyrë të zezë. - 1 armë zjarri automatikë e shkurter, me krehër, me silenciator , pa numër - 2 krehëra pistoletë TT dhe 3 krehëra me fishekë automatiku. - 7 kallepë tritoli 200 gram - 1 kuti me kallepë tritoli, - 10 kapsolla detonatore elektrike me përcjellësa dhe 12 kapsolla detonatore pa përcjellësa , - 23 fishekë armë gjahu kalibri 12 mm , - 190 fishekë model 56 kalibri 7.62 mm .

 

Ora 10:50
Brahim Bilali ishte kryetar i Shoqatës '2 Prilli', masakrës së fundit të komunizmit

Brahim Balili ishte kryetar i SHoqatës 2 Prilli në Shkodër. Një person mjaft aktiv në pjesën mediatike, për shkak të reagimeve të shumta që shoqata e drejtuar prej tij kishte në lidhje me situata politike, dhe jo vetëm.

Më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën, që njihet ndryshe masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri. Në atë kohë mbetën të vrarë edhe 4 dëshmorët e demokracisë: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka dhe Bujar Bishanaku

 

Ora 10:34
Pasioni i trashëguar brez pas brezi, kush ishte Brahim Bilali, ish-kampioni i vrarë me vëllain e tij (FOTO)

Brahim Bilali ka qenë kampion hipizmi vite më parë. Ka marrë pjesë në kampionate të ndryshme hipizmi, ndërsa pasioni për kalërimin është trashëguar edhe në breza. Vëllai i tij, Astrit Bilali, të cilët mbetën të dy të vrarë teksa dilnin nga shtëpia, ka hapur një resort hipizmi në periferi të Shkodrës.

Ndërkohë, djali i tij, Astmer Bilali, ka qenë kampion boksi. Edhe ai ka trashëguar pasionin për hipizmin. Në shtator të 2018-ës ai ishte duke kalëruar së bashku me Arjan Ferracakun, kur ky i fundit u vra në atentat. Në atë kohë, për shkak të së shkuarës me precedentë penalë të Astmer Bilalit, dyshohet se ishte ai objektiv i atentatit.

Astmer Bilali është emër i njohur sportit në Shkodër. Në vitin 2012 ai ishte boksieri i vetëm nga katër shqiptarët që arriti të kualifikohej në turneun kualifikues të Lojërave Olimpike “Londër 2012”.

 

Ora 10:18
Zbulohen fotot e dy vëllezërve të vrarë në atentat mafioz në Shkodër

 

1553937511_page.jpg

Me kapele, Astrit Bilali, ne krahun tjeter, vellai: Brahimi

Ora 10:14
Gjendet e djegur në periferi të Shkodrës, makina e vrasësve të vëllezërve Bilali (VIDEO)

Njëjtë si në atentate të tjera mafioze, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me makinë, dhe disa kilometra më larg, i kanë vënë flakën makinës së arratisë, duke u larguar më tej me një tjetër automjet.

Makina u gjet e djegur në zonën e Livadhit.

Ora 10:10
Dy vëllezërit BIlali u vranë në derën e shtëpisë

Report Tv mëson se Astrit dhe Brahim janë qëlluar me armë zjarri në derën e shtëpisë së tyre, në lagjen Kiras të qytetit të Shkodrës. Një atentat i mirëfilltë mafioz. Ndaj tyre janë zbrazur më shumë se 10 plumba ndërsa grupi i ekspertizës në vendin e ngjarjes pritet të saktësojë se me cfarë arme janë qëlluar dy vëllezërit dhe sa plumba janë zbrazur saktësisht ndaj tyre. 

Autorët kanë studiuar shumë mirë lëvizjet, dhe kanë pritur që dy vëllezërit të dalin nga banesa. Aty i kanë qëlluar me armë duke i lënë të vdekur në vend.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plaku: 31/03/2019 14:00

    Sokol k***a me gjith at nip zorraq mendojn se duke vra njerz te pafajshem do ken pshtim. Ngushllime asmer djali

    Përgjigju
    • Per Kirasin: 18/02/2020 16:08

      Shans i madh me njoft Lict dhomin e Shkodres bukshkels te pabese vrases shoksh frikacake ordinera zhele

    • O Kirasi: 17/02/2020 20:23

      Sokoli a strehu te bilalt qysh ne 95 e sa e ka ndimu tit bilali sokolin nji Zot e din

    • O kirasi: 01/04/2019 18:50

      O te dalin sokoli e mas te rrin si tej mas dhamarinash i shkoj deri te veshi ja tham leht , po ku del aj,aj ka frig hijen e vet. Asmeri pak ju ka ba ca duhet me ju , pushken asht gjynah me e ndy me rodin e tyne.Ordekunit paskan ken te djegun per pak karrjer.

    • kirasi: 01/04/2019 00:09

      shko e thuja nsy po ta majti o legen qe shan Kot qe ndoshta AS nuk i njef hiq nga afer sta dhan muncija mi taku kush Jan lict po asmer bilali i ka vra bardh licin npabesi TU Hänger buk me ta perdit e TU e strehu kur ishte nkerkim

  • Ardi: 31/03/2019 09:21

    Se pari ngushellime familjeve per hmbjen e nje reaves te tyre te dashur. Po Anti Terrori care Ben apo e ka mendjen te merrte me kisha dhe xhamia! Krim I paralajmeruar qe fatkeqsisht paralajmeron edhe krme te tjera!

    Përgjigju
  • azgani: 30/03/2019 23:30

    lete vriten mashkujt shqipe per dite sa te muajn nervete se shkiet qe besa do ja blene te xhitha grate e vajzat.qudira as per fantazi.

    Përgjigju
  • Berti: 30/03/2019 22:34

    Te dyja palet me sa duket njelloj jane. Edhe keta Licet edhe keta Bilalet. Te ngateruar me arme e vrasje. Ky stan kete bulmet ka. Kot lodheni me komente. Kur policia godet vetem njeren pale atehere pala tjeter shkakton viktima dhe anasjelltas. Familjet mafioze tashme jane te konsoliduara ne cdo qytet te shqiperise. E zymte prespektiva.

    Përgjigju
  • Sorge: 30/03/2019 20:44

    Qe nga 2 Prill 1991, Shkodra nuk po gjen ma qetesi. Klanet e PD e kane trazuar shume Shkodren duke sulmuar shtetin e policine. Persa Shkodra nuk mbeshtet shtetin e policine e shtetit, keq do u shkojne punet edhe me tej.

    Përgjigju
  • Naqja: 30/03/2019 18:55

    Mund te na tregoje dikush zanafillen e te gjitha ketyre vrasjeve? Kush ishte shkaku?

    Përgjigju
    • Naqja: 30/03/2019 20:32

      @vlore po dhe ju keq fare jeni. U ka ba Shqipria si Siria. Po spo merret vesht a eshte prishje pazaresh apo prej hasmerise

    • Vlore: 30/03/2019 19:10

      O naqe esht muabeti ngtruar me keq se ktej nga ne po ven dhe kta o vlla me duket se po bejm gara vlore shkoder ahhahahahha se nuk esh dhe per te qesh ne socialista kta demokrat o vlla

  • Shkodrani: 30/03/2019 16:41

    Ngushellime families nje here. Humbje shum e madhe per familjen e demtume. Si mas te gjitha gjasave kojshit e tyre Lict ja u paskan ba se po i akuzoshin per hjeksin e Bardhit. Me kanun nuk vritet hjeksi. Hjeksi ka vetem faqen e zeze po nga ana e tjeter ne ne shkoder themi- ça ban i forti quditet i dobti. Nuk po du me me keqkuptu kush sesa i forte te jesh nuk duhet kurr me ba ça ke ne dor se njather qe e tepron njather fillon fundi i jot.

    Përgjigju
    • O shkodrani: 02/04/2019 20:47

      NE lufte mes bandash shkon i njomi neper te thate Asmeri te rrine ne burg se eshte me i sigurte se Sokol Lici nuk ndalet me per vellain qe i vrane ne pabesi. Asmer Bilali po cfare tu desh qe i hyre kesaj loje ,kjo eshte ndeshje per pesha te renda

  • Shkodrani: 30/03/2019 15:17

    Palermo asht ba ky vend , tmerr frika me dal ne rruge . gjithmone njerzit anojne si nga partite politike dhe ashtu dhe me bandat , dikush shan lict , dikush shan bajrat ! Po un jam asnjanes .....dhe lict i din tan shkodra se jan te pabese dhe skan qit najhere pushke burrash , si ne rastin e fundit me kto vlleznit bilali cfar kuptimi ka ? apo vec me than qe edhe ne vrasim e presim se jena te forte ! "Asmer past rahmet familja jote" dhe fatjon boshnjakut mos u bani marak se ja kan porosit arkivolin bajrat , vec kalo e pi nji kafe ka dobraqi se te tregojne cfar arkivolit i kan ba gadi

    Përgjigju
  • Alo??! Behari jam!!: 30/03/2019 14:49

    Bilalt kane qene copa mishi me dy sy tane jeten dhe jane perdor dhe ashtu perfundune, ne kosh te plehrave si qeni ne rrush... Pervec kuajve nuk kane ditur gja tjeter.... Azem Hajdari sa here qe vinte ne Shkoder flinte ne shtepine e Brahim Bilalit, bile edhe nje nate para 2 prillit ka qene aty me veturen Ford ngjyre bizele dhe kane organizuar ate qe disa e dine dhe disa nuk e dine... Te jesh i perdorur prej dikujt e trashigoi edhe Astmeri qe u perdor jo vetem nga Bajrat por edhe nga te tjere si Licet, Luli , etj etj.... Kaq qe edhe saga e kirasjaneve kalores. Nuk kane vra kurre kend por i vrane... Kirasjanet e livadeve do banin mire te drejtonin pushken nga Dobraci por si duket nuk e kane aq te gjate dhe i ftohet plumbi...Qofshin te xhenetit!!

    Përgjigju
    • Tahip Talamrendi: 17/02/2020 20:20

      E ke gabim gjithmone kane pa punen e vet E skan ken ordinera si puna jote qe ban filozofin ktu Astmeri asht djal arit dhe nuk asht leva e kerkujt po thjesht asht i vetem Ti me tan kyt mllef deli perpara e thuja kto fjale ose shko merrja n goje Sokolit

    • Ckemi Behar: 02/04/2019 20:54

      eshte e vertete qe Asmerin e kane perdorur si leve duke filluar nga Licet e Bajret ,fajin per vrasjen e Tit dhe Baq Bilalit e ka vetem i biri . Asmeri eshte nje i pabese i stervitur nga Safet Bajri per te futur ne kurth te pafajshem

    • Alo enveri jam: 31/03/2019 17:53

      Ca ka ndodhur ne Shkoder me Azemin per ne qe nuk e dim? Po kto Bilali pse u kthyn me Bajret?

  • nikon: 30/03/2019 13:43

    welcome e albanistan venden e shqiponjave, ku shqiponjat hajne shqiponjat . PPhyy race e qelbur, kesaj i thone qytetari !!!sna u ndane problemet qe ne 96 qe na solli njeriu me i qelbur i kombit berisha me shoke por edhe tani ne 2020 vazhdon e njejta melodi .Turp e faqja e zeze per njerezit qe na drejtojne

    Përgjigju
    • Fredi: 30/03/2019 19:33

      O baj gë nuk ta ka fajin rraca o ..... m *t m*ti!

    • L.d: 30/03/2019 19:31

      Ca faji te ka berisha o lulash,njerez jan vra edhe para berishes e do vriten edhe pas tij kir merrsh me poshtersira

  • Kurjozitet: 30/03/2019 13:15

    Po si ka mundesi ne ca komente djemt e tat licit respektoeshin me asmerin ne komente ??? Cne nga lict ?? Kam dyshim se mbas bombes se lul kulles ndodhen te tera

    Përgjigju
    • SariK: 30/03/2019 20:00

      Sokoli e xori Kamt jashta jerganit

    • Kurjoziteti prap: 30/03/2019 18:30

      Dmth lufta nisi me hyrjen e vitit 2018ne janar ku tentohet te vritet lul kulla kunati i bardh licit ??? Besoj se lict tani e kan ne dor situaten do i vrasin dhe bajrve ca kan jasht ska alternativ tjetr???

    • ....: 30/03/2019 15:08

      Ta heq une kuriozitetit , lict ja vranen baben e axhen asmerit sepse asmeri iku me grupin e bajrave . Dhe bajrat vranen bardh licin per me nderu e me marr gjakunn e boran bercanes . Kshu do veprohet perseri . Bajrat do marrin gjak prap per familjen bilali .

    • Kuriozi 99: 30/03/2019 14:28

      Ku respektoheshin? Në çfarë komentesh. Pse kush mendon ti se i kan vra

  • bahcalleku: 30/03/2019 12:59

    me ndihmen e fatjon bashnjakut lict heken bilalt

    Përgjigju
    • Naqe: 30/03/2019 21:29

      Kush eshte ky Fatjoni?

    • Andi: 30/03/2019 19:15

      Po Fation eshte ne shenkoll o shok ! Si ka pas me I ndihmu?

    • O bahcalleku: 30/03/2019 15:09

      O bahcalleku pse po e permen fatjonin mor apo tka ba edhe ty naj pabesi ? Se edhe ai i pabes si lict asht !

    • Kirasi: 30/03/2019 13:57

      sherbetor i mire asht ky , po tapo i has sharra ne gozhd dhe ktij shume shpejt se i duket vedi i paprekshem se ja rrah shpatllat ky k***a kojshija jem .

  • Kojshia: 30/03/2019 12:54

    Ngushellime o astmer djali , zoti te forcofte atje ku je . ndersa kta lict k***a do ju vije dita shum shpejt ke mi pa shkojne e vrasin dy vete aty kot , ske ca me i ba gomarit dhe i bjen samarit asht shprehja e vjeter , se bajrave ju hajn k***in se cdo dite nade qe qohet sokoli rrin e mendon si me ja ba cilen intrige me lujt qe mu pajtu me bajrat , por ska ma paqe o trimat e kirasit ( me gjith ato ushtar keca qe keni marr mas vedit ) . Bravo bravo pp tregoni qe jeni ju tash te zotet e shkodres hahahahaha . A pede***ta

    Përgjigju
    • shkodrani: 30/03/2019 18:33

      Vallaj o gent e vertet esht ne shkoder jan vrar te gjith pothuaj emrat e medhenj nga mir kocia gjon gjeka etj kte gjergj bardhajn se kam degjuar ndonjer

    • genti: 30/03/2019 14:31

      nuk ka te pare ne shkoder ta harroni!!!! shkodranve nuk i ka plas per gjergj bardhajn gjon gjekem cim cafin e vid shegen e ato dukagjinsit tellozt jo me per keta. me shkoder dhe me tirane te forter nuk e kan digju kengen e vet

    • Kuriozi 1: 30/03/2019 14:11

      Po këto lict dolen me të fortë se bajrat. Nk po i hy gjemb në këmbë mesa shohim. Këto janë të parët e Shkodrës tashi apo ka ndonjë grup tjetër me te fuqishem se bajrat janë të gjithë në burg.

    • Shkodr: 30/03/2019 13:13

      Pse i hyn ksaj pune o djalosh e ke degju tat licin ne intervist nuk jam gabel si safet bajri me ke i ngatro lict o djalosh

  • Maks: 30/03/2019 12:41

    Liri demokraci

    Përgjigju
  • Shoku: 30/03/2019 11:44

    Rrofte Kanuni se te tjerat rregullohen, keta mbahen dhe si me kulture te madhe, ju la turqia e Ahmet Zogu 500 vjet mbrapa.Vazhdoni vrituni me breza se jeni shtuar shume keto kohe te fundit.

    Përgjigju
  • Tironsi: 30/03/2019 11:37

    Ne P.S@MES shkofshin populli pRet larje hesapaesh deri ne fund. Se per polici e gjykata kta jetojn pa fund.

    Përgjigju
  • popi: 30/03/2019 11:18

    Zoti Andi minister te mbrenshem do vendosim FLAMUR NOKEN ose LULUSH BASHEN i pari idjot i dyti vrasesi 4 demostruesve o ANDI djali.megjth ate po pastrohet shkodra.

    Përgjigju
  • Kukesi: 30/03/2019 10:58

    O Shkodrane na e shpjegoni kyt pune: Lict kane vra keta se smund te vrasin Bajrat vete a cka? Apo na nji familjar i viktimave tjera ka marre hakun

    Përgjigju
    • kuksi: 02/04/2019 20:35

      Djali i Astrit eshte ushtar i Safet Bajrit Dhe eshte personi qe futi ne kurth Fatbardh Licin. Licet ne pamundesi per te vrare Asmerin ,vranen babain dhe xhaxhain e tij te pafajshem. Asmeri e ka mbas veshit heret a von

    • Kombi: 30/03/2019 14:13

      Po pse i kan vra lict kto o shkodrani. Lict komandojnë në Shkodër tashi?

    • shkodrani: 30/03/2019 12:33

      Lict jo bajret po ke do vrasin dale dale ke te vrasin na bajret jan tan mbren apo

  • Shkodra: 30/03/2019 10:49

    Kjo ashte demokracija si kena desh.

    Përgjigju
    • tani: 30/03/2019 11:15

      mir e ke ti shoku .shiko ca armesh duhet te kemi si ato qe na dha baca berish.tanku iu mungoka ketye

  • soji: 30/03/2019 10:48

    I njejti trekendesh fillon ne vlore ne janar me plagosje me pas direkt dy viktima elbasan shkoder trekendesh i hidhur.

    Përgjigju
  • andi: 30/03/2019 10:46

    wooow ca bilanci zoti Lleshaj nga nje atentat minimalisht ne dite. parandalimi i krimit zero. le te vazhdoje ta perdori policine per te ndaluar protestat se ndoshta do zgjohemi perdite me 5-6 te ekzekutuar. Skandal. jep doreheqjen more djale se sje per kete pune...

    Përgjigju
    • Leshi: 30/03/2019 23:48

      Po ky sander leshi larje hesapesh thote po te rafte te femiti e tu e fol prap pasta i paafti i mutit sido te jete puna mati fjalet o injorant se jane njerez e sjane bageti a mjeri shqiperia per paresine qe ka

    • al ta: 30/03/2019 11:25

      pse cdo njeriu ti veri polic mbrapa thua ti?ata qe vriten jane perzjere neper punera te zeza prej kohesh e nuk te vret njeri kot.....jo polic ti veri mbrapa po dhe me autoblind te levizin po te futen ne rreth nuk ka qeveri ti shpetoje....

    • toni: 30/03/2019 11:25

      te te vem ty me berishen mbase i parandaloni

    • tani: 30/03/2019 11:09

      andi ik k iu lesh e li ose pd ca je

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund