LONDER - Ish kryeministrja britanike Baronesha Thacher humbi jetën sot në moshën 87 vjeçare pas një hemoragjie cerebrale, bëri të ditur zëdhënësi i saj.
“Me trishtim të madh Mark dhe Carol Thatcher njoftojnë se mamaja e tyre, Baronesha Thatcher vdiq sot në paqe pas një hemoragjie cerebrale mëngjesin e sotëm"- tha lord Bell.
E etiketuar si zonja e hekurt, baronesha Thatcher ka qenë kryeministrja më jetëgjatë britanike, duke qeverisur Britaninë nga 1979- 1990 dhe e para dhe e vetmja femër që është ulur në postin e kryeministres së Britanisë.
Thacher ishte gruaja e parë që zuri postin e Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar dhe që mori mbi vete sfidën për të udhëhequr një parti të madhe politike në vend.
Gjatë qëndrimit të saj si kryeministre, Margaret Thatcher mbetet një figurë revolucionare që ka rigjallëruar ekonominë duke e shndërruar vendin si një fuqi botërore.
Për shkak të ashpërsisë së saj personale dhe politike, për reformat që udhëhoqi dhe mënyrën se si përballoi disa sfida midis të cilave edhe luftën e vitit 1982 me Argjentinën për sovranitetin e ishujve Falkland u etiketua si “Zonja e Hekurt”.
Thatcher u tërhoq nga jeta publike pasi pësoi një infarkt në vitin 2002 dhe që prej atëherë prej kohësh vuante një shëndet të brishtë dhe kishte edhe humbje të kujtesës.
Mbretëresha Elizabeth II u shpreh e trishtuar pasi mësoi për vdekjen e baroneshës Thatcher, ndërkohë që kryeministri britanik David Cameron theksoi se vendi kishte humbur një drejtuese të madhe, disa minuta pas njoftimit të vdekjes së ish-kryeministres.
"Me një trishtim të madh kam mësuar vdekjen e zonjës Thatcher. Ne kemi humbur një drejtuese të madhe, një kryeministre të madhe dhe një britanike të madhe'', theksoi në një komunikatë David Cameron
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com