Lamtumirë Petraq Kolevicës, mjeshtrit projektues të arkitekturës e të fjalës!

I tërhequr prej vitesh nga jeta publike, Petraq Kolevica, një prej emrave më të mirë të arkitekturës shqiptare, u nda nga jeta sot në moshën 89-vjeçare...

Autor i një sërë projektesh me rëndësi si Blloku i banesave pas Bankës Kombëtare, Shtëpia e Oficerëve, bashkautor i ekspozitës “Shqipëria sot” si dhe në Muzeun Historik, Kolevica la gjurmë të vyera në arkitekturë edhe në vendlindjen e tij, Korçën. Në hyrje të qytetit projektoi ndërtesën e parë 7-katëshe në vend, si dhe bibliotekën “Thimi Mitko”...

I diskutuar për frymën moderne në projektet e tij, edhe mbi Kolevicën rënduan masat e rrepta të sistemit komunist që i ndaluan të ushtronte zanatin për vite me radhë... të cilat i rrëfen në librin e tij “Arkitektura dhe diktatura”.

Kritika e cilëson Kolevicën edhe si projektues të fjalës...

I apasionuar pas artit, në formimin e Kolevicës ndikuan mjeshtrit e pikturës si Vangjush Mio apo Vangjush Tushi. Gjithashtu, ai njihet edhe për kontributin e tij në letërsi, përmes përkthimeve, poezisë por edhe romaneve...

Që në vitin ’60 botoi nga rusishtja vëllimin “Demoni” të Lermontovit,  ndërsa në ’86-ën i solli lexuesit vendas “Poezi gjermane dhe austriake”.

Me “Këngë nga koha e keqe” do të niste pas regjimit botimin e vëllimeve të tij poetike, duke krijuar një lidhje të pandarë me vargjet, të cilat një dekadë më parë do t’i përmblidhte në “Të korrat e vona”.

Kolevica, njihet gjithashtu për miqësinë e tij me Mitrush Kutelin dhe Lasgush Poradecin, të cilëve do t’u dedikonte nga një libër…

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë shtetit

Kosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë shtetit